Një nga universitetet më të mirënjohura mjekësore në Japoni ka kërkuar falje për manipulimin me të dhëna, duke kufizuar pranimin e studenteve.
Në një hulumtim të brendshëm është gjetur se Universiteti Mjekësor i Tokios (TMU) ka manipunuar me aplikacionet e vajzave nga viti 2006.
Në studim po ashtu është thënë se është ulur edhe numri i pikëve të studentëve që i janë nënshtruar testit pranues të paktën katër herë.
Përfaqësues të këtij institucioni kanë thënë se këto modifikime nuk është dashur të ndodhnin asnjëherë.
Universiteti po ashtu ka pranuar se ka shtuar pikë shtesë ndaj 19 studentëve që kanë bërë donacione për këtë shkollë.
“Kemi shkelur besimin publik. Sinqerisht kërkojmë falje për këtë gjë”, është shprehur drejtori i Fakultetit, Tetsuo Yukioka, në një konferencë për media.
Nënpresidenti i këtij institucioni, Keisuke Miyazawa, është zotuar se aplikacionet e këtij viti do të trajtohen si të barabarta.
Raportimet e para ishin publikuar javën e kaluar në të përditshëm më të famshme në Japoni, Yomiuri Shimbun dhe nga ajo kohë ka filluar shprehja e pakënaqësive.
Më 2010, para se të niste kjo masë manipulimesh, pjesëmarrja e vajzave në fakultet ka qenë rreth 40 përqind.