Sot Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë iu shtua edhe një organizatë e re me emrin Reforma Studentore Haxhi Zeka.
Kryetari i kësaj organizate, Adonis Kelmendi, tha se themelimi i një organizate të tille ka dal si rezultat i pasivizimit të studentëve dhe neglizhenca e organizatave të cilat janë prezente në përfaqësime studentore.
Tutje, Kelmendi tha se si organizatë janë të gatshēm për bashkpunim me secilin student apo organizatë, por duke theksuar se asnjëherë nuk do të bëjnë kompromise për parimet apo idet e qëllimit të themelimit të kësaj organizate.
Më poshtë gjeni njoftimin rreth takimit konstituiv të organizatës:
“Të nderuar të pranishëm, të dashur kolegë dhe kolege
Ne radhe të pare me lejoni tju përshendes dhe tju uroj shendet të mirë në këtë kohë Pandemie dhe se dyti me lini qe te prezantohem, une jam Adonis Kelmendi student i vitit te trete ne Fakultetin e Agrobiznesit dhe nese me lejoni dua qe te ju tregoj se qe prej jam regjistruar ne Universitetin Haxhi Zeka e deri me sot gjithmone jam marre dhe do te merrem me te drejtat tona studentore, gjate kesaj kohe kam marre pjese ne zgjedhje studentore, ne aktivitete qe ne fund me derguan ne asgje, thjeshte premtime boshe ndaj meje dhe kolegve te mije te dashur. E prandaj me erdhi idea qe ne kete Universitet duhet ndryshim, si te themi na duhet nje “revolucion”, ka kohe qe e kam ne mendje kete ide por ndodhite te cilat na percjellen gjate ketij viti ma pamundesuan qe te veproj me heret. Por tani me ndihmen e kolegve te mije te nderuar Fiona Berisha, Flamur Berisha, Fatime Shala e Nora Draga pa të cilët nuk do t’ia kisha arritur ketu ku jam sot pra duke mbajtur fjalim para juve, te cilet si une edhe ata kishin idea dhe donin ndryshim, e qe me kete lindi edhe Reforma Studentore Haxhi Zeka, organizata e cila do te mundesoj ndryshimin!
Qellimi i kësaj organizate është mbrotja dhe avokimi i të drejtave studentore në Universitetin tone pra në Universitetin Haxhi Zeka, gjithashtu themelimi i një organizate të tille ka dal si rezultat i pasivizimit të studenteve dhe neglizhenca e organizatave të cilat ishin prezente në përfaqesime studentore deri me sot!
Gjithashtu ne nuk pretendojme të jemi organizate formale vetëm sa për të fituar një pale zgjedhje dhe të pasivizohemi menjehere siç ka ndodh këtu praktikisht, ne do të ndertojme kauza mbi bazen e gjendjes reale për rritje të cilësise në arsim, do të krijojme klube, dhe grupe në secilen Njësi Akademike më lider shembullorë të cilët do të kujdesen për të drejtat e juaja.
Të nderuar kolege, të gjithë i dijme sfidat dhe problemet qe i kemi si student, une për ti vijuar studimet me rregull me duhet të angazhohem ne vazhdimesi ne biznesin familjar me qellim të përmbylljes së obligimeve qe dalin nga semestrat tone, dhe kjo nuk është aspak e lehtë, shumica e dijm gjendjen ekonomike të familjeve tona dhe mbi këtë baze të shendoshe synojme tg ndertojme profilin e secilit student i cili do të shenderrohet në Almun-ai të sukseshem, permes të cilëve do të ngritet vlera e Universitetit tone dhe vetë Diplomës tone, POR një gjë duhët të kenë të qartë të gjithē NUK do të lejojmë në asnje rrethane dhe me asnje çmim perdorimin e standardeve të dyfishta nga Menaxhmenti i Larte e deri të zyrtari për çeshtje studentore, burokracine apo neglizhencen e pa jusitifikueshme e cila ndikon drejtpersedrejti ne jetën studentore, së shpejti do të keni edhe zyren e adresimit të shqetesimeve te juaja brenda UHZ-se pra zyren e Reformes ku bashkarishte do të ndertojme planin me aktivitetet studentore, të cilat do të ndikojne në përmisimin e jetës studentore në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë.
Ne jemi të gatshēm për bashkpunim me secilin student i cili e deshiron te miren e Uhz-se, apo edhe organizate por asnjehere duke bere kompromise per parimet apo idet e qellimit të themelimit të kesaj organizate. Me keto fjale e shpall te mbyllur kete konstituim te kuvendit.
Adonis Kelmendi, kryetar i Organizates Reforma Studentore Haxhi Zeka