Universum International College ka njoftuar se kanë mbetur vetëm pak vende të lira për programet e studimit Teknik Dentar dhe Higjienë Dentare, të cilat ofrohen me program amerikan nga Arizona State University. Interesi për këto programe shëndetësore këtë vit ka qenë jashtëzakonisht i lartë.
Nga kjo institucion theksojnë se studentët do të përfitojnë nga diploma e njohur ndërkombëtarisht, laboratorë modernë me teknologjinë më të fundit, ligjërues me përvojë që kombinojnë teorinë me praktikën, si dhe mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit falë kurrikulës bashkëkohore dhe partneriteteve me klinika e laboratorë dentarë.
Universum International College bën thirrje që të interesuarit të regjistrohen sa më parë, pasi vendet janë të kufizuara dhe po mbushen me shpejtësi. Aplikimet mund të bëhen në faqen zyrtare universum-ks.org/kerko-info, përmes emailit [email protected], ose në Viber & WhatsApp +383 44 144 062.