Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK i ka dhuruar komunës së Deçanit 90 pako me gjëra ushqimore dhe higjenike si ndihmë për familjet me gjendje të rëndë sociale.
Këto paketa humanitare përmbajnë artikuj ushqimor të cilët janë të domosdoshëm për kuzhinën familjare dhe material higjenike të domosdoshme për higjienë personale.
Ndihmat u pranuan nga anëtarët e shtabit Emergjent të Komunës së Deçanit.Në ditët në vijim, në përputhje me planin emergjent të komunës së Deçanit këto ndihma do të shpërndahen te familjet me më shumë nevojë.
I falënderojmë drejtuesit e misionit UNMIK për ndihmën e dhuruar në këto kohë të vështira.