Në javën e dytë të majit do të dihet udhëheqësi i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Bazuar në dinamikën e zgjedhjeve të brendshme në UP, Rektori do të votohet më 15 maj për të nisur punën më 1 tetor.
Deri më tash s’ka pasur asnjë kandidat se kush mund të pasojë Marjan Demën, i cili arriti të përfundojë mandatin. Janë përmendur disa emra deri tash se kush mund të votohet për Shef të UP’së por ende s’ka pasur kandidatura publike.
Rektori i UP’së emërohet nëse e votojnë 5 anëtarë të Këshillit Drejtues ndërsa në mbledhje duhet të jenë të paktën 6 anëtarë. Universiteti i Prishtinës i ka 60 për qind të anëtarëve në Këshill Drejtues ndërsa Ministra e Arsimit i ka 40 për qind.
Konkursi për rektor pritet të hapet më 23 prill dhe përfundon më 8 maj.
Ndërkohë, edhe zgjedhjet brenda fakulteteve pritet të përfundojnë në mes të muajit prill. Në fakt, deri më 17 prill do të dihen saktë se kush është udhëheqës i secilës njësi akademike. 17 dekanët e rinj.
Universiteti i Prishtinës nga paslufta është udhëhequr kryesisht nga njerëz të afërt me partitë në pushtet. I tillë ishte edhe Mujë Rugova (2009-2012) i cili ishte emëruar Rektor kur kishte edhe pozitë në PDK. Pastaj kishte ardhur Ibrahim Gashi i AKR’së i cili qe detyruar të jepte dorëheqje për shkak të protestave kundër tij. Për një kohë pozitën e Rektorit e kishte mbajtur Ramadan Zejnullahu, i cili kishte nisur reformat në Universitetin e Prishtinës dhe kishte ndalur pagat profesorëve me dy vende pune ua kishte përgjysmuar mëditjet stafit të brendshëm.
Rektori i fundit, ish-Kryetar i PSHDK’së, Marjan Dema erdhi në krye të Universiteti si kompromis i PDK’së, e cila i kishte premtuar demokristianëve një pozitë ministrore në këmbim të përkrahjes.
Aktualisht, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë në trevat shqipfolëse.