Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019-2020. Prorektori i UP-së për çështje mësimore, Hysen Bytyqi ka bërë të ditur për EkonomiaOnline, se këtë vit do të pranohen 7 116 studentë, 910 prej tyre me korrespodencë
“Sot do të shpallim konkursin për mundësi aplikimi të rexhistrimit të studentëve për vitin për vitin akademik 2019- 2020 i cili do të jetë i hapur deri më datë 12 korrik të premten e ardhshme. Ne si universitet në kuadër të 66 programeve studimore. Në kuadër të këtyre programeve Universiteti i Prishtinës shpall konkursin për 7 116 studentë prej tyre 910 janë studentë me korrespodencë dhe 6206 studentë janë studentë të rregullt.”
Ai po ashtu ka folur edhe për kuotat dhe ka thënë që për këtë vit do të jetë numri i përgjithshëm i kuotave për 12%.
“Kuotat 12 % që është për studentët joshumicë ne kemi edhe kuotat tjera në shkresën që e kemi marr nga ministri dhe 2 % të studentëve që vinë nga Republika e Maqedonisë Veriore dhe Republika e Shqipërisë, 2% të studentëve nga Lugina dhe 1% nga Republika e Malit të Zi”, tha ai.
Në fund prorektori Bytyqi, ka uruar të gjithë kandidatët e mundshëm, ndërsa siguroi se UP-ja do të krijon kushte të mira për secilin student.
“Ne shfrytëzojmë rastin të urojmë më të mirën shëndet për të gjithë por edhe që të ofrojmë ofertën tonë në të sinqertë duke e përcjell me cilësi dhe përmirësime të dukshme që në universitetin në Universitetin e Prishtinës”, përfundoi ai.