UP-ja kërkon nga bizneset të angazhojnë studentët në projekte zhvillimore

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizoi tryezën “Angazhimi i studentëve në projekte të qyteteve në zhvillim”, raporton Ekonomia Online.

Rektori Marjan Dema, tha se po punojnë që t’i përgatisin studentët që t’i përvetësojnë njohuritë e tyre dhe të kenë shkathtësi.

“Kemi investuar shumë që t’i japim fokus rëndësi ndërtimit të shkathtësive se po jetojmë në kohën e zhvillimeve të mëdha. Të përgatisim studentët i përvetësojnë njohuritë e reja dhe të kenë shkathtësi”.

“Ana tjetër prioritet ta tregojmë se UP-ja është i popullit, biznese dhe rinisë. Mënyra për të bërë reforma të angazhohem shumë palë, pa biznese pa tregun e punës s’mund të arrihet kjo”, tha Dema.

Ai kërkoi ndihmë nga bizneset, ta plotësojnë njëri-tjetrin. Sipas tij, sa më e mirë dhe e fuqishme UP-ja, do të ketë inxhinierë e biznesmenë më të mirë.

“Tema është angazhimi i studentëve në projektet e qyteteve në zhvillim. Bizneset  t’i shfrytëzim e potencialet tona. Ta plotësojmë njëri-tjetrin. Mendoj qe nëse na ndihmoni ta kemi një UP që meriton kjo rini”.

“Kemi rini te shkëlqyeshme, besoj se sa më i mire UP do ketë inxhinierë me të mirë, biznesmen më të mirë. Të investoni që kuadrot që dalin nga UP-ja ta vazhdojnë iniciativën e juaj që ta bëjnë këtë Kosovë që është duke u zbrazur”, tha ai.

Dema tha se janë duke punuar ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik por edhe ndërtimin e arkitekturës së qytetit.

“Jemi duke punuar ta ndihmojmë zhvillimin ekonomik por edhe ndërtimin e arkitekturës se qytetet, ambientin. Sëbashku t’i shfrytëzojmë këto potenciale qe te kemi një qytet më të bukur më të pastër një ambient ku nuk ikin të rinjtë”.

“Pres përkrahjen e juaj të bashkëpunojmë dhe t’i adresojmë shumë çështje që janë në interes të përbashkët. UP-ja do ju ndihmojë e ju do ta ndihmoni që studentët t’i zbatojnë ato njohuri që i marri. Në UP në kompanitë e juaja”, tha ai.

Merita Koçinaj-Berisha, prorektore për zhvillim dhe cilësi, tha se zhvillimi i shkathtësive në UP mungon, raporton EO.

Andaj shtoi se nevojitet që metodat e mësimdhënës t’i përshtaten kompanive.

“Na nevojitet që metodat e mësimdhënës t’i përshtaten kompanive. Zhvillimi i shkathtësive të po mungon. Ka hapësirë rreth asaj se punën praktike ta shndërrojmë në kredi që studentët i bëjnë gjatë studimeve“, tha ajo.

Hamdi Sylejmani, nga ALBAGroup, tha se në fakultetet e UP-së më herët asnjë student nuk ka pasur mundësi të diplomojë pa përfunduar punën praktike.

“Çështja që në fakultet e UP-së, përpara ka qenë e paraparë me korukila të praktikës, s’ka mundur me diplomua asnjë student pa kryer praktikën. Praktikën me kaluar që ditën e parë që ai me qenë shumë afër të kryerjes së detyrave”, tha ai

Ai tha se është shumë e nevojshme të jetë drejtimi për ndërtimtari.

Të ngjashme