Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, raporton EkonomiaOnline.
Marian Dema, rektori i UP-së, tha se Klubin e Prodhuesve do të fokusohen në shkëmbimin e informacioneve dhe të plotësojnë njëri- tjetrin.
“Këtu jemi taku për nënshkrim e memorandum bashkëpunimit me Klubin e Prodhuesve. Jemi një hap me tutje për transformim e UP-së në një universitet të orientuar ka biznesi tregun i punës dhe bashkëpunim me komunitetin. Do të fokusohemi me shkëmbimin e informacioneve sepse ne duhet të orientohemi nga informacioni se kush ka poseduar tokën ka poseduar industrinë. Jemi të te interesuar që dy institucionet të bëjnë më shumë, do të plotësojmë njëri-tjetrin, do të adresojmë shumë çështje me rendësi. Do të organizojmë simpoziume, hulumtime, dhe festivalin e gjelbër”, tha Demaj duke shtuar se nga ky bashkëpunim pret që të mos jetë vetëm letër por të jep edhe rezultate.
Ndërsa, Astrit Panxha, nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, tha se për Klubin e Prodhuesve është e rëndësishme bashkëpunimi me UP-në.
“Për neve është e rëndësishme të thellojmë bashkëpunim sepse përfaqësojmë kompani prodhuese dhe të krijojmë lidhje mes sektorit privat dhe atij akademik. E dimë që sektori prodhimit është i ri kemi nevoje për ekspertizë për kërkime te ndryshme. Kemi universitet elektrik për ekonomi dhe këto janë si burim qe duhet të shfrytëzohen. Bashkëpunimi do të krijojë sienergji që shumë mikpritëse në të ardhmen hapi parë të aplikojmë për festivalin e gjelbër ku do flasim për ekonominë qarkore, të kemi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
“Roli i UP-së i mirëseardhur për neve na ofron praktika të ndryshme evropiane për neve ne të ardhmen festivali është hapi parë ,por te shfrytëzojmë edhe laboratorët e up dhe te bëjmë krijimin e produkteve te reja, zgjidhjen e problemeve qe kanë prodhuesit, të kemi pra aspektin akademik” tha Panxha.
Ai theksoi se kjo marrëveshje do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.