UP-ja me projekt për përgatitjen e mësimdhënësve të orientuar drejt cilësisë

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 11:31 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka filluar implementimin e “QATEK”, projekt ky drejt një sistemi të përgatitjes së mësimdhënësve të rinj që është i orientuar drejt cilësisë.

Krejt kjo me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të mësimdhënësve në Kosovë, i cili financohet nga programi Erasmus Plus i Bashkimit Evropian (BE), raporton Ekonomia Online.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, tha se qëllimi i këtij projekti është ngritja e cilësisë në mënyrë që studentët të bëhen gati për tregun e punës.

“Vetë fjala profesionalizëm më bëri përshtypje të madhe, sepse punojmë shumë, por sukseset i kemi modeste. Qëllimi i këtij projekti do të jetë në ngritjen e cilësisë, sepse do të jetë një burim i mirë nëse punojmë me studentë të përgatitur”.

“Universiteti i Prishtinës ka nevojë për më shumë grante. Ne si lider krahas zhvillimit duhet ta ndërtojmë bashkëpunim me Universitete tjera. Edhe pse kemi festuar 50 vjetorin, sistemi ia arsimit është i ri, megjithatë angazhimi ynë që kësaj popullate t’i ofrojmë më shumë edukim”.

Zëvendësministri i Arsimti, Xhavit Rexhaj, tha se fakulteti duhet të hyjë në një fazë të re në fushën e programeve arsimore.

“Edhe mbas 10 viteve ka ngecje në cilësinë praktike në Universitet. Këtë projekt e shohim me rëndësi të kaloj disa prej sfidave. Fakulteti duhet të hyjë në një fazë të re në fushën e programeve arsimore”.

“Do të nxisim bashkëpunim me fakultete për studime të njëkohshme, që një diplomë të jetë në dy fakultete njëkohësisht. Gjatë viteve në vijim fakulteti i Edukimit të lëviz në hartimin e planeve në qasjen individuale të studentit veç e veç”.

Stergios Tragoudas, nga zyra e BE-së, tha se në projektet e radhës do të fokusohen në metodat mësimdhënies, raporton EO.

“Zyra e BE-së ka investuar 88 milionë euro në të gjitha nivelet e arsimit. Aktualisht kemi disa projekte në këtë nënfushë të arsimit, që do të fokusohemi në metodat mësimdhënies”.

“Ky projekt ka për qëllim ka për qëllim dy fusha: në përgatitjen e mësimdhënësve dhe mbledhjen e përshtypjeve nga studentët dhe zhvillimi i profesionalizimit të mësimdhënies”.

Dekani i Fakulteti të Edukimit, Ethem Çeku, tha se pret që minstrja e re e arsimit të këtë bashkëpunim më të madh me universitetet.

“Në vitin 2020 e kemi doktoratën së bashku me Universitetin e Lubjanës. Me taksapaguesit Amerikan  kemi punuar edhe për projekte të tjera. Merita i takon të gjithë atyre që përmes fondeve të bëjmë këtë zhvillim, ku ministria ka qenë pjesë përbërëse”.

“Të gjitha këto zhvillime janë bërë nga njerëz të ministrisë që kanë punua me përkushtim të madh. Presim bashkëpunim me ministrit, por shpresojmë që kjo përbërje e ministrisë të kenë qasje më të afërt me UP-në dhe universitet tjera dhe të arrijmë të nxjerrim një mësues të shekullit 21”.

Koordinatori i Projektit, Blerim Saqipi, paraqiti para të pranishmeve qëllimet dhe objektivat e këtij projekti.

“Në Kosovë ekziston një lidhje e dobët lidhur me akredimet. Agjensioni duhet të shikojë cilësitë dhe jo mangësitë në sistemin e arsimit. Aktiviteti tjetër zhvillimi i kapacitetit të mësimdhënësve, nëse mund t’i bëjmë të orientohet drejt praktikave. Do të përdorim kurse në secilin fakultet”.  

“Do të ketë simpozium vjetor dhe do të diskutojmë konceptin e autonomisë si do të trajtohet. Konferenca ndërkombëtare me krejt idenë ta shtrijmë rrjetin në komunitetin e mësimdhënies”, tha ai, raporton EO.

Universitetet e Kosovës përfitues nga projekti janë edhe Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”.

Të ngjashme