Universiteti i Prishtinës (UP) promovoi librin “50 Vjet Universiteti i Prishtinës”.
Rektori Marjan Dema, tha se UP-ja është një institucion i rëndësishëm i arsimit të lartë.
Dema tha se në 50 vjetorin UP është krenar për realizimin e misionit të tij.
“Ju uroj 50 vjetorin e themelimit UP që është institut më i rëndësishëm më traditë i arsimit të lartë. UP ka kontribute domethënëse. Në 50 vjetorin, UP është krenar për realizimin e misionit të tij. Është baza e shtet formimit dhe shtet ndërrimit. Studentet kanë bërë kthesat e historisë. Kjo histori e pasur e tempullit të dijës është i përfshirë në librin që promovohet në vazhdën e aktiviteteve dokumentari i UP-sw dhe libri i sotëm me rrëfime të studentëve ofrojnë një mozaik të historisë së UP-sw”, tha ai.
Faton Berisha prorektor për shkencë dhe një nga redaktorët e librit tha se në. 50 vjetorin e ardhshëm UP ta ruajë rolin e katalizatorit për studentët.
“Uroj 50 vjetorin, festën e studenteve tonë. Ketë javë kemi pas shumë aktivitete për te kremtuar këtë festë. Shumë fjalë janë thënë për UP. Siç është përsëritur historia moderne e popullit shtet formimi, qëndresa rezistenca dhe historia e UP janë të ndërlidhura më njëra-tjetrën nuk ndahen. Kjo është më e mira e kësaj. Zhanri letrat mbizotërues i monografisë”, tha ai.
Sali Bashota foli në emër të autorëve ku tha se botimi i monografisë është një ngjarje shumë e rëndësishme.
“Botimi një libri historik siç është monografia është një ngjarje e veçantë gjysmëshekulli ka vizionin e mija studenteve e profesorëve që dijen e tyre e zhvilluan në interes të qytetarëve. Me veprimtarinë e tij u bë dhe do jetë identiteti i dijes arsimit shkencës kulturës dhe vetëdijes sonë nacionale. Kapitujt e kësaj monografie janë sistemuar dhe janë projektuar si kapituj të aktiviteteve edukative, kërkimore shkencore”, tha Bashota.