Qendra Burimore për Drejtësi Tranzicionale e Universitetit të Prishtinës, dhe Community Building Mitrovica (CBM) kanë lansuar projektin “Mbështje për Drejtesinë Tranzicionale”.
Ky program mundësohet nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, dhe ka për qëllim forcimin e rolit të Universitetit të Prishtinës në ndërtimin e paqes dhe pajtimin për mes edukimit.
Gjithashtu ky projekt synon të rrisë bashkëpunimin në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Shoqërisë
Civile në Kosovë në fushat e Drejtësisë Tranzicionale, të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e paqes.
Me këtë rast rektori i Universitetit të Prishtinës,Marjan Dema, tha se “Ky projekt është një hap më tepër për ndryshim në Universitetin e Prishtinës”, i cili gjithashtu shprehu mirënjohjen për përkrahjen e projektit nga ana e donatorëve dhe bashkëpunëtorëve të projektit.
Ish presidentja Atifete Jahjaga, foli mbi dhunën seksuale, dhe përmendi rastet e shumta që kanë ndodhur gjatë luftës.
“Të dashur student, sot ju keni mundësinë që sistemin e edukimit që u bë cak i sulmeve, ta shëndërroni në një mjet shumë të fuqishëm për ta vendosur dhe për ta rivendosur një paqe të qëndrueshme.”
Kurse ambadasori norvegjez në Kosovë, Strand Sjaastad, tha se “ky proces po merr formë
duke u institucionalizuar dhe shtoi që edhe institucionet e tjera shtetërore duhet të merren me çështjen e drejtësisë tranzicionale dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për këtë projekt”.
Në sesionin e dytë, ku paneliste ishte Drejtoresha e Organizatës “Community Building Mitrovica”, Afërdita Sylaj Shehu ajo shpalosi shumë aktivitete të cilat CBM implementon dhe ka implementuar dhe gjithashtu
ajo shprehu kënaqësinë që ky projekt do të kurorëzohet me formimin e programit master për drejtësinë tranzicionale dhe ndërimin e paqës.