UP-së i ndalohet përpunimi i të dhënave biometrike

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), pasi ka zhvilluar inspektim lidhur me mbikëqyrjen e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave biometrike në Universitetin e Prishtinës (UP) ka konstatuar se UP-ja ka instaluar pajisje e cila përpunon të dhënat biometrike, tiparet e fytyrës, me qëllim të identifikimit gjatë regjistrimit të hyrjes dhe daljes së punëtorëve gjatë orarit të punës.

Me këtë rast, AIP-i ka nxjerrë vendim me të cilin ka ndaluar përpunimin e të dhënave biometrike, si dhe ka obliguar fshirjen dhe shkatërrimin e tyre.

“Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përcaktuar se përpunimi i të dhënave biometrike për qëllim të identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, parimisht është i ndaluar. Prandaj, ky përpunim mund të bëhet vetëm nëse domosdoshmërisht kërkohet për sigurinë e njerëzve, pronës, mbrojtjen e të dhënave konfidenciale, dhe sekreteve të bizneseve, nëse kjo nuk mund të arrihet me mjete më të lehta dhe duhet të jetë proporcional me qëllimin e vendosjes”, thuhet në komunikatën e AIP.

Të ngjashme