Mbrojtësi i skuadrës gjermane ishte kërkuar nga një numër i madh i klubeve në Europe
Upamecano i ka dhënë fund të gjithë spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar kontratë të re me RB Leipzig.
I cilësuar si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Europe, ai ka nënshkruar kontratë deri më 2023.
Ky është një lajm i mirë për RB Leipzig pasi që Upamecano është lidhur me një kalim në Europë me Arsenalin, Barcelonën dhe një sërë skuadrash të tjera që e kanë kërkuar atë.
Megjithatë, ai sot ka nënshkruar kontratën e tij të re me klubin nga Bundesliga.