UPZ arrin marrëveshje me OJQ-në “Finq” për krijimin e Kopshtit Botanik

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me organizatën joqeveritare “FINQ”.

Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar rektori i UPZ-së, Ismet Temaj, dhe Nexhmendin Ramadani, drejtor i OJQ-së “Finq”.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, UPZ do të shfrytëzojë një sipërfaqe prej 2 hektarësh të kësaj organizate për Kopshtin Botanik për nevoja të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit deri në krijimin e kopshtit botanik në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Ndërsa, UPZ-ja do t’i ofrojë mbështetje kësaj organizate me ekspertiza të ndryshme dhe shfrytëzimin e laboratorëve dhe hapësirave të FSHJM-së.

Të ngjashme