Ura që e lidh Parkun e Qytetit në Jug të Mitrovicës me atë që njihet si zona e “Tre Rrokaqiejve” në Veri, po paraqet rrezik për kalimtarët.
Kjo urë dikur ka qenë e mbrojtur me rrjete metalike, mirëpo pasi kjo rrjetë tashmë është prishur askush nuk e ka riparuar atë, njofton Klan Kosova.
Meqë kjo urë është shumë e frekuentueshme sidomos nga fëmijët, ka rrezik që në çdo moment dikush të bie në lumin Ibër.
Pasi që ura është e ngushtë dhe dy veta në gjerësi mund të kalojnë nëpër të njëjtën kohë, ka rrezik që dikush të rrëzohet.
Kjo urë është ndërtuar pas lufte dhe shfrytëzohet kryesisht nga shqiptarët.