Ura në Mostar merr ngjyrat e flamurit francez pas vdekjes së Jacques Chirac

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Ura e Vjetër në Mostar të Bosnjë dhe Hercegovinës mbrëmë është ndriçuar me  ngjyrat e flamurit francez me rastin e vdekjes së Jacques Chirac ish-president i këtij vendi.

Drejtori dhe themeluesi i Qendrës së Paqes dhe ish kryetari i Komunës së Mostarit, Safet Oruçeviq, kujtoi se Franca ishte një nga donatorët e parë dhe më të mëdhenj në procesin e rindërtimit të Urës së Vjetër, e cila sot konsiderohet një simbol ndërkombëtar i paqes dhe pajtimit në botë.

Gjithashtu, në vitin 1998, si presidenti i atëhershëm francez ai u bë anëtar i Fondacionit të Restaurimit të Urës së Vjetër, dhe në vitin 2016 iu dha çmimi ndërkombëtar “Mostar Peace Connection”.

Pos në Bosnje, Chirac ka dhënë kontribut edhe në ndalimin e krimit që po kryhej nga serbet në Kosovë në vitet 98-99.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme