Uragani Dorian që ndodhi në Bahamas la të vdekur 20 persona.
Ai u forcua sërish në stuhi të kategorisë 3.
Mark Lowcock që është komisionar për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, tha se rreth 70,000 njerëz “kanë nevoja të menjëhershme për ndihmë”. Nevoja janë shfaqur për ujë, strehim, ilaçe e ushqime.
Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.
Dorian kërcënon të përfshijë brigjet e ulëta nga Xhorxhia në jugperëndim të Virxhinias.
Të enjten, suhia pritet të zbarkojë në dy Karolinat.