Meteorologët paralajmërojnë se ditëve të ardhshme do të ketë vërshime të mëdha
Një person ka vdekur nga zjarri në një shtëpi kur uragani Harvey goditi vendin Rockport në shtetin federal amerikan, Teksas.
Lajmi është bërë i ditur nga prefekti i Rockport, Charles Wax, i cili nuk ka dhënë informata tjera mbi viktimën.
Fuqia e uraganit Harvey, i cili natën e kaluar goditi brigjet e Teksasit, është dobësuar duke rënë në nivelin e stuhisë tropikale, por ai edhe më tej është i pranishëm mbi këtë shtet amerikan.
Meteorologët paralajmërojnë se ditëve të ardhshme do të ketë vërshime të mëdha si pasojë e shirave.
Reuters sot ka bërë të ditur se fuqia maksimale e erës, të cilën e ka sjellë Harvey është dobësuar në 121 kilometra në orë dhe nëse bie nën këtë limit, do të kalojë në kategorinë e stuhisë tropikale.
Përgjatë bregut të Teksasit si pasojë e uraganit Harvey, kanë mbetur pa energji elektrike pothuajse 300.000 banorë.
Mediat amerikane shkruajnë se riparimet e dëmeve të shkaktuara nga uragani Harvey do të marrë me vite të tëra.