Uragani Harvey shkaktoi 125 miliardë dollarë dëme

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 16:47 | Nga

Shtëpia e Bardhë do të kërkojë nga Kongresi Amerikan fonde emergjente për të ndihmuar të prekurit nga uragani Harvey.

Presidenti Donald Trump pritet të propozojë një buxhet prej 5.9 miliardë dollarësh, megjithate autoritetet kanë vlerësuar se dëmet kapin shifrën e 125 miliardë dollarëve.

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë Harvey. Më shumë se 300 mijë njerëz janë regjistruar për ndihmë në raste të fatkeqësive natyrore.

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se Trump do të dhurojë 1 milion dollarë nga paratë e tij si pjesë e fondit të ndihmës.

Qindra mijëra banorë, që u evakuan ose zgjodhën të largoheshin, janë paralajmëruar të mos kthehen në shtëpi derisa situata të përmirësohet.

Rreth 100 mijë shtëpi janë prekur nga stuhia dhe përmbytjet që solli Harvey.

Rafineritë e naftës në jug të Teksasit u detyruan të ndalojnë punën, duke çuar në rritjen e çmimit të naftës në të gjithë SHBA-në. Do të duhen javë përpara se prodhimi të kthehet në normalitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme