Uragani Ida e bën copë-copë një rrugë në SHBA (VIDEO)

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Paralajmërimi i përmbytjeve të vazhdueshme vazhdoi edhe të enjten në New England, pasi mbetjet e uraganit Ida goditën rajonin me shi rekord.

Dëmi i shkaktuar nga ky uragan përfshin edhe një rrugë në Portsmouth, Rhode Island, e cila u copëtua.

Stuhia e së mërkurës, u përcoll me një shi të rrëmbyeshëm i cili arrti në 23 centimetra në pjesë të New Jersey, Pennsylvania, Massachusetts dhe Rhode Island, dhe pothuajse aq sa në Staten Island të New York City, përcjell Klankosova.tv

Nga kjo stuhi të paktën 45 njerëz nga Maryland në Connecticut mbetën të vdekur, të mërkurën mbrëma dhe të enjten në mëngjes.

Autoritetet kishin paralajmëruar për përmbytje potencialisht vdekjeprurëse, por egërsia e stuhisë ishte e papritur.


Të ngjashme