Uragani Majkëll shkakton “dëme të paimagjinueshme”

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Uragani Majkëll ka shkaktuar “dëme të paimagjinueshme” pasi ka përfshirë zonat bregdetare të Floridas, ka thënë Guvernatori i këtij shteti, Rick Scott.

“Jeta e shumë personave ka ndryshuar përgjithmonë”, ka thënë ai.

“Shumë familje kanë humbur gjithçka”.

Në zonat më të prekura nga ky Uragan në Florida janë parë shtëpi pa kulme, drunj të rrëzuar dhe kabllot e energjisë elektrike në rrugë.

Majkëll ka përfshirë fillimisht këto zona të mërkurën me shpejtësi të erës deri në 155 kilometra në orë.

Ndërkohë fuqia e tij është zvogëluar teksa ka kaluar në verilindje, megjithatë gjashtë persona kanë vdekur, shumica prej tyre në Florida.

Më shumë se 370,000 persona janë urdhëruar të evakuohen mirëpo zyrtarët besojnë se shumë persona kanë injoruar këto thirrje.

Guverantori Scott ka thënë se Garda Bregdetare amerikane ka kryer 10 operacione gjatës natës, duke shpëtuar të paktën 27 persona.

Agjencia e lajmeve AP, ka raportuar se 285 persona kanë refuzuar ta zbatojnë thirrjen e evakuimit.

Guvernatori Scott u ka bërë thirrje banorëve të mos kthehen derisa autoritetet “të jenë të sigurt se situata është e qetë”, duke përmendur përçuesit elektrikë në rrugë.

Tashmë me erëra me shpejtësi deri në 50 kilometra në orë, Qendra Kombëtare për Uragane, ka njoftuar se Majkëll është nisur në verilindje të SHBA-së, duke iu afruar Karolinës Veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme