Ish ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, tani sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një video 20 sekondëshe ka prezantuar programin e tij për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë.
Ismaili ka thënë se me Rimëkëmbjen e Shëndetësisë – do të ketë paga të dinjitetshme për të gjithë profesionistët shëndetësorë. Për të realizuar këtë, ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Kosovës me 14 shkurt.