Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka publikuar një videomesazh emocionues për fundvit. Gjatë kësaj video, Ismaili ka thënë se viti 2020 ishte viti i heronjve që luftuan pandeminë – posaçërisht profesionistëve shëndetësorë.
“2020 ishte vit i heronjve që luftuan pandeminë. I mjekëve, infermierëve, farmacistëve, teknikëve dhe të gjithë punëtorëve në qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet tona. Gëzuar për ta, dhe për secilin nga ju! “, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Në përmbajtjen e kësaj video, Ismaili flet edhe për sfidat tjera me të cilat u ballafaqua Kosova, vendet e humbura të punës dhe ekonominë e gjymtuar. Në fund, ai bën thirrje për shpresë dhe vullnet që të gjithë të dalim më të fortë nga ky vit.
Shikoni Videomesazhin e tij: