Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga PDK-ja Uran Ismaili ka prezantuar sot 100 vendimet e tij në 100 ditët e para të qeverisjes.
Ai ka thënë se së bashku me ekipin e tij do të qeverisin Prishtinën me plan, përkushtim, energji dhe vullnet, pa u ndalur asnjëherë, raporton Ekonomia Online.
“Këto 100 vendime janë zotimi im se do të punoj me bashkëpunëtorët në komunë dhe me qytetarët e Prishtinës që brenda 100 ditëve të kemi një qytet më të pastër e më të sigurt për të gjithë. Do të punojmë me administratën publike dhe të gjithë ata që do të na ndihmojnë në realizimin e këtyre planeve”, ka thënë Ismaili.
“Që kur kam filluar rrugëtimin tim për Prishtinën kam thënë një gjë: ne nuk do të ankohemi por do të shohim përpara që Prishtina të bëhet qytet që konkurron me të ardhmen. Plani për një Prishtinë të gjelbër, digjitale dhe destinacion është i arritshëm. Problemet bazike të Prishtinës do të zgjidhen brenda dy viteve të para të qeverisjes”, ka thënë ai.
Ismaili ka thënë se bashkë me ekipën do
të punojnë në realizimin e projekteve vizionare që do të rrisin kualitetin e
jetës në Prishtinë si dhe do të rrisin shpirtin komunitar në qytet.
“Edhe në kohët më të vështira, Prishtina ka ditë me triumfu ndaj të keqes. Prandaj jam i bindur që me ndihmën e qytetarëve të Prishtinës do ta kthejmë Prishtinën në një qytet ku ne do të ndihemi të lumtur dhe do të ndërtojmë të ardhmen. Sot zotohem këtu para jush që Prishtina jonë do të jetë shembull i punës, i angazhimit dhe i dashnisë për qytetin dhe njëri tjetrin. Sepse Prishtina na bashkon!”,ka përfunduar ai.
Lista e plotë e 100 vendimeve të Uran Ismailit:
Largimi
i rrethojave fizike nga çdo hapësirë e gjelbër publike
Inicimi
i procedurave për organizimin e sterilizimit masiv të qenve endacakë
Inicimi
i ndërtimit të strehimores për qentë endacakë dhe themelimi i Njësisë
Komunale që mundëson lajmërimin/raportimin e qenve endacakë me rrezik për
qytetarët, për të organizuar marrjen e tyre, vaksinimin dhe përcjelljen në
strehimore
Formimi
i ekipit anti-Bullizëm nëpër shkolla, i përbërë nga mësuesit, drejtoria e
shkollës, përfaqësuesit e prindërve dhe anëtarët e personelit
jo-mësimdhënës
Vlerësimi
i gjendjes së infrastrukturës për mbledhjen e mbeturinave dhe kontejnerëve
ekzistues
Inicimi
i procedurave për futjen në kontratë për mbledhje të mbeturinave të
bizneseve në industrinë HoReCa
Krijimi
i një grupi punues që merret me hartimin e një plani për fillimin e
punimeve në ndërtimin e Spitalit të Prishtinës
Vlerësimi
i nevojës për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik efiçient në lagjet
dhe fshatrat e Prishtinës
Krijimi
i një grupi punues për krijimin e strategjisë së transformimit digjital
Caktimi
i grupit punues për krijimin e databazës së artit dhe kulturës së Qytetit
të Prishtines
Inicimi
i procedurave për organizimin e punonjësve joformalë të pastrimit në
shoqata që krijojnë kontrata për kryerjen e shërbimeve të grumbullimit e
riciklimit të mbeturinave
Inicimi
i konkursit ndërkombëtar për dizajnimin e Rripit të Gjelbër të Prishtinës
Nisja
e lirimit te trotuareve të uzurpuara përgjatë linjës nëpër të cilën do të
kalojë Rripi i Gjelbër
Themelimi
i grupit punues për futjen e lëndës të kodimit në shkolla
Inicimi
i procedurave dhe zhvendosje e administratës për ndërtimin e Parkut
Qendror
Inicimi
i procedurave për themelimin e njësitit për alokim të kopshtarit të lagjes
Subvencionimi
vjetor i qerasë deri në vitin 2025 për kompanitë eksportuese të TIK që
krijojnë vende të reja pune dhe që kanë mbi 10 punëtorë të kualifikuar në
kohën kur aplikojnë për mbështetje
Definimi
i hapësirave për ndërtimin e 5 parkingjeve në hyrje të qytetit
Ndërtimi
i parkingjeve për biçikleta dhe trotinetë elektrike në Komunë
Caktimi
i orarit të veçantë për grumbullimin e mbeturinave nga HoReCa
Lirimi
nga të gjitha pagesat dhe kufizimet për operatorët e taksive që sjellin
vetura elektrike
Vlerësimi
i nevojës për vendosjen e shportave të xhepit në rrugë dhe lagjet më të
frekuentuara të Prishtinës
Kontraktimi
për vendosje të kamerave në hapësirat ku aktualisht grumbullohen
mbeturinat pa vend
Inicimi
i procedurave për krijimin e një zgjidhjeje softuerike për pranimin e
pagesave elektronike për të gjitha tarifat, shërbimet dhe taksat
qeveritare
Shtrirja
e menaxhimit të parkingut në të gjitha lagjet dhe hapësirat publike që
përdoren për parkim
Krijimi i nën-departamentit të veçantë për
analizën dhe përpunimin e të dhënave në nivel të Komunës (Big Data)
Subvencionimi i çdo iniciative të qytetit
digjital që fokusohet në mjedise të të dhënave të hapura
Caktimi i lokacionit për realizimin e projektit
te Galerisë së Qytetit
Caktimi
i grupit punues për aplikim për projektet kapitale të sektorit të Kulturës
në fondet IPA 3 për projektet si Salla Koncertale, Pallati i Rinisë
(Qendra Kulturore), dhe TULLA Hub
Inicimi
i procedurave për vlerësimin e nevojës për ndërtimin e çerdheve të reja
Nisja
e procedurave për krijimin e një dyqani virtual shumëshërbimësh përmes
Kartës së Qytetarit që iu mundëson banorëve të Prishtinës qasje në të
gjitha terminalet për shërbimet publike siç është transporti publik,
biblioteka dhe të gjitha shërbimet e tjera publike të ofruara nga qyteti
Hapja
e konkursit per blerjen e makinave transportuese me të vogla dhe të
shpejta
Dizajnimi i pikave informuese turistike
Nisja
e negocimit të kontratave me operatorë të transportit publik
Formimi
i një grupi punues për krijimin e programit për psikologë në të gjitha
shkollat dhe qendrat e mjekësive familjare
Formimi
i një grupi punues për planifikimin dhe implementimin e konceptit “Mjek
për çdo familje” përmes zonimit
Themelimi
i grupit punues për nisjen e ligave të shkollave fillore dhe të mesme me
fokus në sportet më të popullarizuara në vend (futboll dhe basketboll) pa
anashkaluar as sportet e tjera sipas preferencës së nxënësve
Formimi
i një grupi punues për shndërrimin e disa pronave të Komunës në hapësira
të komunitetit që mund të mirren me qera nga banorët
Vendosja
e stacioneve për mbushjen e biçikletave dhe trotinetëve elektrikë
Inicimi
i procedurave për gjetjen e lokacionit të ri për deponi të ndërtim-demolimit
Inicimi
i proceseve për një konkurs ndërkombëtar për dizajnimin e TULLA Hub
Inicimi
i projektit për zëvendësimin e transportit të shërbimeve komunale me
biçikleta elektrike apo kargo-biçikleta elektrike
Krijimi
i një grupi punues për vlerësimin e mundësive për zgjerim të paletës së
funksioneve në çdo park
Inicimi
i procedurave të prokurimit për ndërtimin e 5 parkingjeve në hyrje të
qytetit
Organizimi
i vizitave të rregullta edukative nga mjekët në shkolla
Inicimi
i procedurave për ndërtimin e Teatrit të Qytetit
Inicimi
i procedurave për ndërtimin e pishinës olimpike, shtegut për motokrosë dhe
gara triathlon
Inicimi
i procedurave për blerjen e kontejnerëve me ngjyrë
Krijimi
i grupit punues për hartimin e rregullores së veçantë të Komunës për dhënien
e lejes ndërtimore vetëm për ata të cilët ofrojnë planin e menaxhimit të
mbeturinave të konstruktim-demolimit bazuar në vëllimin e ndërtimit
dhe/apo demolimit
Inicimi
i procedurave dhe krijimin e Sektorit për auditim të efiçiencës së
energjisë në ndërtesa publike komunale dhe banesa kolektive
Caktimi
i ekipit punues për krijimin e regullores për art në hapësira publike
Inicimi
i procedurave për subvencionimin anonim dhe digjitalizimin total të
procesit
Krijimi
i grupit punues për identifikimin e resurseve të reja për ngrohje,
përfshirë biomasën, gazin, panelet solare, mbeturinat, etj.
Rigjenerimi
i zonave te banimit / hyrjeve/ fasadave (mirëmbajtja dhe menaxhimi bashkë
me NPB)
Vlerësimi
i hapësirës për ndërtimin e parkut për qentë dhe kafshët shtëpiake
Caktimi
i ekipit punues per projektin e rigjenerimit të Qendrës Historike të
Qytetit të Prishtinës;
Hapja
e konkursit për rifunksionalizimin dhe rigjenerimin e Pallatit të Rinisë
dhe Sporteve
Vlerësimi
i mundësive dhe inicimi i procedurave për binjakëzimin me shkolla
profesionale ndërkombëtare
Vendosja
e oficerëve të sigurisë në secilën shkollë
Trajtimi
i zhurmës së lokaleve me orare të fiksuara dhe decibelë në lagjen Qendra
dhe Rruga B
Përshpejtimi
i procedurave për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore të Termokos
përmes energjisë solare
Gjetja
e mundësisë hapësinore për ndërtimin e çerdheve të reja publike
Gjetja
e mundësisë hapësinore për ndërtimin e një nënstacioni Policor në Hajvali
Inicimi
i procedurave për ndërtimin e palestrës shumë-funksionale sportive për
ushtrime sportive, me disa fusha për sportet si basketbolli, hendbolli,
vollejbolli, etj.
Krijimi
i një grupi punues prej nutricionistëve për përgatitjen e një menyje të
balancuar për fëmijët në shkolla, ku do të përfshihen një pije (ujë apo
qumësht), pemë sezonale, dhe meny kryesore me të gjitha vitaminat e
nevojshme
Vlerësim i mundësive për mbështetje financiare
për funksionalizimin e laboratorëve të nevojshëm për punë praktike.
Inicimi
i procedurave për vlerësimin e gjendjes së hapësirave të parkimit për
persona me aftësi të kufizuara
Nisja
e procedurave për ridestinimin e objekteve komunale për një funksion të ri
si psh. ish-Stacioni i trenit, burgu i Prishtinës, muzeu
shkollë-shtëpi/shtëpia e Herticëve, etj. që mund të shndërrohen në muze
Ndalimi
i marrjes së ushqimit nga ambientet jashtë shkollës
Krijimi
i një grupi punues për krijimin e një kalendari të aktiviteteve dhe
ngjarjeve kulturore dhe harmonizimin me kalendarin kulturor në Tiranë,
Shqipëri
Kontraktimi
i kompanive private që ofrojnë shërbimin e ndarjes së biçikletave dhe
trotinetëve elektrikë
Inicimi
i procedurave për unifikim të brendit të taksive që veprojnë në kryeqytet
dhe centralizimit të shërbimit të porosisë së taksive
Inicimi
i procesit të krijimit të ankandeve/auksioneve për mbështetjen e prodhimit
të energjisë elektrike përmes paneleve solare përmes dhënies në shfrytëzim
të tokës Komunale
Inicimi
i bashkëpunimit me institucionet relevante për digjitalizimin e shërbimit
të regjistrimit të automjeteve të banorëve të Prishtinës
Krijimi
i një plani për realizimin e podcast-eve të rregullta mujore për trajtimin
e çështjeve me rëndësi për komunitetin, të qasshme në uebfaqen e Komunës
Inicimi
i procedurës për prioritizimin e kompanive digjitale vendore në procese të
blerjes së produkteve dhe shërbimeve nga Komuna
Hartimi
i memorandumeve të bashkëpunimit me punëdhënësit për ofrimin e punës
praktike profesionale për nxënësit në vitin e fundit të shkollës së mesme
Anulimi
i projektit të Parkut të Aventurave në Gërmi dhe inicimi i zhvendosjes së
këtij projekti në zonën e Gollakut për stimulim të turizmit
Subvencionimi
i familjeve në Zonën e Gollakut që i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina
Inicimi
i procedurave për blerjen e shkollës së parë shqipe në Prishtinë
Krijimi
i grupit punues për hartimin e rregullores e cila ua pamundëson
ndërtimtarëve marrjen e lejes së ndërtimit në Komunën e Prishtinës në rast
se kapen në flagrancë të hudhjes së mbeturinave në hapësira të ndaluara
Inicimi
i kërkesës drejtuar Ministrisë së Financave për rritjen e numrit të
aktorëve në Teatrin e Qytetit “Dodona”
Futja
e orës të gatimit në çdo shkollë fillore të paktën një herë në muaj
Rimendimi
i lidhjes së lagjes Tophane me Tulltoren dhe shkollën Model – trajtimi i
nënkalimit në lagjen Tophane
Nisja
e rregullimit të shtratit të lumit që rrjedhë përgjatë fshtrave Grashticë,
Makofc, Llukar dhe ndërtimi i shëtitores buzë atij lumi
Vlerësimi
i nevojave të shkollave fillore dhe të mesme në lidhje me investimet
infrastrukturore si renovimi apo furnizimi me material sportiv
Hartimi
i një grupi punues për futjen e orës mësimore për internet të sigurt në
çdo shkollë për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit
Caktimi
i komisionit për blerjen e veprave të koleksionit të qytetit të Prishtinës
Inicimi
i proceseve për një konkurs ndërkombëtar për dizajnimin e parqeve të reja
Caktimi
dhe qartësimi i përgjegjësive për mirëmbajtjen adekuate që përfshin
pastrimin, riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve të prishura
Inicimi
i procedurave për gjetjen e lokacionit për ndërtimin e qendrës për ndarjen
dhe përpunimin e mbeturinave të vëllimshme
Inicimi
i procedurave për realizimin e sistemit efiçient të ujitjes së parqeve dhe
hapësirave të tjera të gjelbra
Shtimi
i pikave të ndalesës së autobusëve dhe rregullim i të gjitha pikave të
ndalesës me infrastrukturë përkatëse (stacione, shenjëzim)
Vlerësimi
i nevojave për ambulanta në lagjen Veternik dhe fshatrat në Zonën e
Gollakut
Inicimi
i procedurave për sistemin digjital të regjistrimit për biçikleta
Vlerësimi
i platformave e zgjidhjeve softuerike ekzistuese me qëllim të
decentralizimit të tyre
Krijimi
i ansamblit të qytetit
Krijimi
i një ekipi për menaxhimin e hapësirave të destinuara për organizime me
ton argëtues
Krijimi i një zgjidhjeje softuerike mbështetëse
ose zgjerimi i uebfaqes ekzistuese të Komunës për organizimin e proceseve
të ndërtimit dhe planifikimit urbanistik, duke iu mundësuar qytetarëve
qasje të plotë digjitale në planet rregullative të lagjeve të tyre, si dhe
përfshirjen në draftim e diskutim të ndryshimeve urbanistike para votimit
të tyre në Asamblenë Komunale
Krijimi i databazës së vullnetarëve të Komunës
që mund të angazhohen në aktivitetet e ndryshme në nevojë për të krijuar
përvojë praktike dhe të kuptojnë qeverisjen komunale