Uran Ismaili takon motoristët: Siguri, rregullim i zhurmës në rrugët e Prishtinës dhe pista të dedikuara

Prishtinë | 04 Tet 2025 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka mbajtur sot një takim me motoristët e kryeqytetit.

Ismaili ka diskutuar për mënyrat se si Prishtina mund të ofrojë hapësira më të përshtatshme për ta, në mënyrë që të lëvizin të lirshëm dhe të kultivojnë pasionin e tyre, pa penguar qytetarët dhe qarkullimin urban.

Ismaili si motorist vetë, tha se kryeqyteti duhet t’u ofrojë hapësirë të gjithëve, pavarësisht mjetit të transportit që zgjedhin.

Ai u zotua se gjatë mandatit të tij do të krijohen pista të dedikuara për motorë dhe motokros, duke theksuar se edhe problemi i zhurmës së motorëve duhet trajtuar me seriozitet.

“Zhurma e motorëve është kthyer në shqetësim për qytetarët, prandaj do të zbatojmë rregullore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për të parandaluar zhurmat e panevojshme,” tha Ismaili.

Të ngjashme