Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili ka zhvilluar një takim me gra në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, Ismaili tha se në këtë takim ishte e pranishme edhe deputetja Blerta Deliu,
Ai tha se u zotua për një Prishtinë ku potenciali i grave dhe vajzave merr vëmendjen e duhur institucionale
“Ndryshimin do ta sjellim me qeverisje të barabartë. 50% gra dhe vajza në kabinetin qeverisës, barazi në vendimmarrje, akses në buxhet të dedikuar dhe subvencione konkrete që i fuqizojnë gratë dhe bizneset e tyre. Në këtë takim me gratë biznesmene, bashkë me Arizonën dhe deputeten Blerta Deliu, u zotuam sërish për një Prishtinë ku potenciali i grave dhe vajzave merr vëmendjen e duhur institucionale”, ka shkruar Ismaili.