Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar gjatë ditës hapësirën ku do të vendoset aparati për angiografi – aparat që mundëson ofrimin e shërbimeve për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut.
“Me zgjidhjen e këtij problemi do t`i kursejmë miliona euro për pacientët tanë dhe do të ofrojmë shërbime në çdo kohë, 24/7. Ky aparat do të mundësojë ofrimin e shërbimeve për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut”, ka shkruar Ismaili në Facebook, njofton Klan Kosova.
Më poshtë statusi i plotë i tij:
Sot e vizitova hapësiren ku do të vendoset aparati për angiografi, projekt që do të përfundoj shumë shpejt. Për vite me radhë ky projekt kishte ngecur, dhe pajisja e blerë ende nuk ka ardhur në Kosovë.
Me zgjidhjen e këtij problemi do t`i kursejmë miliona euro për pacientët tanë dhe do të ofrojmë shërbime në çdo kohë, 24/7. Ky aparat do të mundësoj ofrimin e shërbimeve për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut.
Po e bëjmë edhe një hap para për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për qytetarët tanë. Të gjitha punët do të përfundojnë shumë shpejt dhe kjo paijsje do të vihet në shërbim të qytetarëve.