Një mbikëqyrës gjerman i ushqimit ka kërkuar tërheqjen nga tregu të çokollatave Kinder, pasi janë gjetur nivele të larta të përbërësve kancerogjene.
Specialistët kanë gjetur hidrokarbure të naftës aromatike (MOAHs), të cilat janë të krijuara kur nafta është rafinuar.
Ata testuan 20 produkte të ndryshme, ku zbuluan se tre prej tyre përmbanin nivele të larta të këtyre përbërësve të rrezikshëm.
Organizata u ka kërkuar disa kompanive që merren me prodhimin e çokollatave që të ndalojnë shitjen e tyre. Në një deklaratë të dhënë për mediat, specialistët thonë se i kanë informuar kompanitë që më parë për rezultatet e testeve dhe i kanë paralajmëruar se do t’i bëjnë publike.
“Pavarësisht kësaj, ato refuzuan që të hiqnin produktet nga tregu”, deklaruan specialistët.
“Në vend që të hiqnin çokollatat nga dyqanet dhe të paralajmëronin konsumatorët, ata [thanë]…se gjithçka ishte bërë sipas ligjit”, tregon Johannes Heeg.
Gjatë një interviste të dhënë për mediet gjermane, Heeg u shpreh: “Nuk mund ta shohësh as ta ndjesh, por është aty.
Ju rekomandojmë që mos t’i blini këto produkte, pasi nivelet janë të papranueshme për t’u konsumuar”.