Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar heqjen nga tregu të produkteve “Wudy” .
Ky vendim nga AUV është marrë për shkak se dyshohet për prani të bakteries ‘Listeria’ në disa lote prodhimi në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘’Wudy’’ vendi i origjinës në Itali.
“Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotet e përfshira në incident gjenden në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Vendimi për heqjen nga tregu vlen deri në ndonjë vendim të ri.
AUV në njoftimin e tyre thonë se Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sistemi RASSF por mbi bazën e dyshimit të ngritur, kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin tonë.
Edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka njoftuar se ka filluar tërheqjen nga tregu të produkteve “Wudy”.