Urdhëroi largimin me forcë të zyrtarit të komunës? Ky është komenti i Prebrezës

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, Dardane Sogojeva Shala, ka pretenduar sot se një zyrtar i IT-së është larguar me dhunë nga objekti i komunës, akuza të cilat i ka mohuar i pari i kësaj komune, Valon Prebreza.

“Sot në Komunën e Fushë Kosovës, zyrtari i IT-së, Zgjim Prebreza, është larguar me forcë nga zyra dhe nga objekti i komunës, pa asnjë vendim zyrtar dhe pa asnjë procedurë ligjore me urdhër të kryetarit Valon Prebreza. Kjo mënyrë e sjelljes ndaj një punëtori publik nuk ka ndodhur as në kohën e Sllobodan Millosheviqit”, ka shkruar në Facebook, Sogojeva Shala.

Ndërkaq, në një prononcim Prebreza e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Nuk ka shans teorik me ndodhë kjo, me e largu me forcë”, ka deklaruar Prebreza për Klankosova.tv.

Të ngjashme