Urdhri për transferimin e lëndës nga Kosova në Hagë, Gjykata Speciale jep detaje

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Nga vitit 2020 deri në vitin 2022, Gjykata Speciale me seli në Hagë pati një zhvillim të rëndësishëm për të cilin publiku në Kosovë nuk ishte në dijeni. Fillimisht Prokuroria kishte kërkuar që një lëndë të transferohet nga gjykatat e Kosovës në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Një dëshmitar i mbrojtur i Speciales në një rast që mbeti sekret, kishte qenë i akuzuar nga një gjykatë e Kosovës. Madje, gjyqtari i rastit kishte caktuar seancën ku i njëjti do të duhej të dilte publikisht.

Gjithë situata nxiti reagimin e Prokurorisë së Specializuar, e cila kërkoi nga gjyqtari i procedurës paraprake në Hagë që ta kërkojë transferimin e lëndës. Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se më 15 shtator 2022 Prokuroria kishte kërkuar pushimin e hetimeve.

“Më 20 janar 2020, një gjyqtar i vetëm pranoi një kërkesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që procedurat para një gjykate të Kosovës t’i transferoheshin Dhomave të Specializuara të Hagës. Megjithatë, më 15 shtator 2022, Prokuroria e njoftoi gjyqtarin e vetëm për vendimin e saj për pushimin e kësaj procedure dhe për të mos dorëzuar aktakuzë për konfirmim”, thuhet në përgjigje.

Specialja ka thënë se procedurat mbesin konfidenciale.

“Para se aktakuza të konfirmohet dhe të bëhet publike nga një gjyqtar i procedurës paraprake, procedurat para Dhomave të Specializuara janë konfidenciale. Tani që procedurat janë mbyllur, procesverbalet gjyqësore janë bërë publike. Megjithatë, gjyqtari i vetëm mund të redaktojë informacione të caktuara për arsye të privatësisë së personit në fjalë ose për të mbrojtur viktimat ose dëshmitarët ose familjet e tyre”, thuhet në përgjigje.

Por, a ka të drejtë Specialja të marrë lëndë nga Kosova? Specialja ka thënë se kjo lejohet bazuar në disa nene të Rregullores për Procedura dhe Prova.

“Nenet 10(1) dhe 54(1) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar parashikojnë që Dhomat e Specializuara do të kenë përparësi ndaj të gjitha gjykatave të tjera në Kosovë në lidhje me rastet brenda juridiksionit të saj. Në përputhje me nenet 10(2) dhe 54(3), (9) të Ligjit dhe rregullin 203(3)-(4) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, urdhri për shtyrje mund të përfshijë një kërkesë që çdo rast të i transmetohet Gjykatës Speciale apo Prokurorisë sipas rastit. Çdo gjykatë ose prokuror që merr një urdhër të tillë duhet ta zbatojë atë pa vonesë”, përfundon përgjigja e Speciales për Nacionalen.

Por, çfarë ndodhi?

Sipas këtij dokumenti bëhej fjalë për një dëshmitar të mbrojtur të Prokurorisë së Specializuar të Hagës, që ishte i akuzuar në një tjetër procedurë në Kosovë.

Në gjithë këtë mjegull që u krijua si rezultat i mbajtjes sekret të shumë dokumenteve nga Specialja, po del se e gjithë lënda tashmë është mbyllur. Prokuroria e Specializuar e Hagës nuk ka vendosur të dorëzojë ndonjë aktakuzë tjetër për konfirmim.

Nacionale sjell komplet përkthimin e kësaj lënde ashtu siç e ka paraqitur Prokuroria në kërkesën për mbylljen e lëndës:

REDAKTUAR është një dëshmitar i mbrojtur në Prokurorinë e Specializuar. Dëshmia e tij e parashikuar REDAKTUAR ka të bëjë, ndër të tjera, me krimet në REDAKTUAR dhe REDAKTUAR.

Në [REDAKTUAR], dëshmitari ishte nën masa mbrojtëse, duke përfshirë moszbulimin e identitetit të tij për publikun. Po kështu, para Dhomës së Specializuar (‘DHP’), dëshmitarit iu dhanë masa mbrojtëse [REDAKTUAR], duke përfshirë moszbulimin e identitetin e tij për publikun.

Më[REDAKTUAR], Kryeprokurori i EULEX kërkoi që Prokuroria Speciale eKosovës të merrte përsipër shtyrjen e procedurës kundër REDAKTUAR, REDAKTUAR dhe REDAKTUAR.

Më REDAKTUAR në kontekstin e Procedurave të Shtyra.Nuk ka asnjë tregues në dosjen e çështjes së Procedurës së Shtyrë se janë ndërmarrë hapa të mëtejshëm hetimor. Gjithashtu nuk ka asnjë provë për ndonjë suspendim apo zgjatje gjyqësore. Pa një pezullim apo zgjatje, hetimi do të duhej të kishte përfunduar pas dy vjetësh, në pajtim me nenin 159(1) të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Më REDAKTUAR dhe REDAKTUAR Prokurroia e Specializuar intervistoi REDAKTUAR, REDAKTUAR, REDAKTUAR dhe REDAKTUAR.

Veçanërisht, më pak se dy javë pas intervistës së Prokurorisë dhe përkundër faktit se hetimi duhej të përfundonte në REDAKTUAR, një prokuror i shtetit të Kosovës ishte caktuar për Procedurat e Shtyra më [REDAKTUAR].

Më[REDAKTUAR], pothuajse nëntë muaj pasi u caktua, prokurori i ri paraqiti një njoftim për ‘fillimin’ e hetimeve në Procedurën e Shtyrë. Ndërsa prokurori i ri tregoi në njoftim se hapa të mëtejshëm hetimor ishin të nevojshëm, duke përfshirë marrjen në pyetje të [REDAKTUAR], nuk ka asnjë tregues se ndonjë hap i tillë ishte ndërmarrë ndonjëherë.

Në vend të kësaj, më [REDAKTUAR], prokurori lëshoi aktakuzën duke e akuzuar [REDAKTUAR] me [REDAKTUAR], në kundërshtim me [REDAKTUAR] të Kodit Penal të Kosovës. Përkundër statusit të mbrojtur [I REDAKTUAR], prokurori propozoi një seancë dëgjimore gojore, publike në lidhje me këtë aktakuzë. Kodi Penal i Kosovës nuk përfshin ndonjë procedurë të konfirmimit të aktakuzës, të ngjashme me atë në GJD.

Më [REDAKTUAR] 2021, Prokuroria e Specializuar pasi u njoftua se [REDAKTUAR] ishte thirrur për t’u paraqitur në një seancë publike para [REDAKTUAR] në lidhje me aktakuzën, kërkoi shtyrjen e rastit.

Më [REDAKTUAR] 2021, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi shtyrjen e kërkuar. Ai konsideroi, ndër të tjera, se shtyrja ishte e përshtatshme ‘për të siguruar që provat e [REDAKTUAR] do të ruhen me qëllim që të paraqiten [REDAKTUAR]. 37 Gjyqtari i vetëm konfirmoi se çdo hap i mëtejshëm në procedurën e shtyrë i nënshtrohej nenit 35 dhe kornizës së aplikueshme të Gjykatës Speciale.

Më REDAKTUAR, seanca fillestare e planifikuar përpara [REDACTED] u shty për një kohë të pacaktuar.

Më REDAKTUAR dhe REDAKTUAR ia transferoi dosjen e lëndës për procedurën e shtyrë Prokurorinë e Specializuar të Hagës.

Më 29 korrik 2022, Gjyqtari refuzoi një kërkesë [REDAKTUAR] për përjashtimin e Prokurorit të Specializuar dhe stafit të Prokurroisë dhe për caktimin e një amicus curiae për të ndjekur penalisht [REDAKTUAR].

Duke pasur parasysh mandatin dhe detyrimet e saj sipas Ligjit 42 dhe Rregullave 43 dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm të të gjitha rrethanave dhe informacioneve relevante, Prokuroria e Specializuar ka vendosur të ndërpresë procedurën e shtyrë dhe të mos dorëzojë aktakuzë për konfirmim.

Të ngjashme