Urës e Çinës në Sarandë tashmë është rijetëzuar duke u shndërruar në një destinacion të ri kulturor dhe historik për vitin 2019.
Punimet e projektit të restaurimit të Urës së Çinës në Sarandë tashmë të përfunduara konsistuan në mbrojtjen lumore të shpatullës së urës e cila ishte e dëmtuar dhe rrezikonte shembjen, si dhe punime restaurimi dhe fugatimi të kalldrëmit të shtratit të urës.
Sipas gojëdhënës, ura është ndërtuar për nder të një gruaje. Ka vetëm një hark në formë segmenti rrethor me mbështetje të pjerrëta, duke pasur 2.5 m. lartësi mbi nivelin e ujit.
Trashësia e qemerit të harkut ndryshon nga mbështetjet në kyç nga 0.47 m deri në 0.53 m. Aty ku harku merr formën e shigjetave.
Gjerësia e urës është 2 m dhe kalldrëmi i saj ka pasur nga të dyja anët një parapet guri me 0.40 më lartësi të realizuar me kolona guri.