Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar qytetarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton Ekonomia Online.
“Tash kur Kosova po shënon ditëlindjen e 10-të si shtet i pavarur, është detyrë e jona që ta zhvillojmë dhe ta bëjmë një vend të fuqishëm që ecë sigurt përkrah vendeve të zhvilluara të botës. Dhe, ne do ta bëjmë këtë me përkushtimin tonë për zhvillim në të gjitha fushat, e sidomos në fushën e arsimit që është edhe baza e zhvillimit në fusha të tjera”, thuhet ndër të tjera në urimin e Bytyqit.
Urimi i plotë:
Në këtë ditë të madhe, kur Kosova po shënon 10 vjetorin e pavarësisë, i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për ditë si kjo, të gjithë ata që i kontribuan lirisë dhe pavarësisë në forma të ndryshme.
Shteti i Kosovës nuk do të bëhej pa punën e intelektualëve, mësimdhënësve, mjekëve dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut dijen e tyre. Por, mbi të gjitha, ky shtet nuk do të bëhej pa luftën çlirimtare, sikur edhe pa ndihmën e ShBA-së, NATO-s dhe të gjitha vendeve mike, të cilat u jemi mirënjohës përjetësisht.
Tash kur Kosova po shënon ditëlindjen e 10-të si shtet i pavarur, është detyrë e jona që ta zhvillojmë dhe ta bëjmë një vend të fuqishëm që ecë sigurt përkrah vendeve të zhvilluara të botës. Dhe, ne do ta bëjmë këtë me përkushtimin tonë për zhvillim në të gjitha fushat, e sidomos në fushën e arsimit që është edhe baza e zhvillimit në fusha të tjera.