Era tërhoqi vëmendjen e fansave me veprimin e fundit.
Këngëtarja Era Istrefi si shumë prej të famshmëve të tjerë, shfrytëzoi rrjetet sociale për të uruar festën e Fitër Bajramit.
Artistja postoi një kolazh fotografish, ku në disa prej tyre ishte bashkë me Norën, vëllanë e tyre dhe Reneenë.
Në njërën prej fotove, ajo fokusoi këmbët seksi teksa ishte veshur me pantallona të shkurtër, xhaketë e shami në kokë.
“Urime bajrami”, ishte mbishkrimi që Era ua la fotove, por u pendua shpejt dhe i fshiu ato nga Instagrami.
Artistja ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, teksa ka preferuar që të jetë edhe më e tërhequr nga jeta publike.
Fansat presin me padurim publikimin e këngëve që i kishte paralajmëruar kohë më parë.