Urologu që e operoi ish-presidentin Thaçi: Ka refuzuar dhomën VIP dhe çdo trajtim ekstra

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Urologu, Bashkim Gllareva, që ka qenë pjesë e ekipit mjekësor, i cili ka kryer intervenimin e ish-presidentit Thaçi katër vite më parë, ka folur për kohën kur Thaçi ishte shtruar në repartin e urologjisë.

Ai tha se “presidenti ka qenë shumë modest”, derisa ka treguar detaje tjera.

“Kemi kërkuar konsultën e urologut, por kam kërkuar siç bëhet dhe kur kam shkuar e kam parë që është presidenti Thaçi… Ka qenë koha e pandemisë dhe ka qenë ngarkesë e madhe për stafin. Nga ajo që kam vërejt, presidenti ka pasë dhimbje, që ka qenë e arsyeshme për patologjinë që e ka pasë. Eshte qetësuar presidenti dhe kemi tentuar që ta tërheqim sa më shpejtë që të mos e merrë COVID-in dhe kemi kërkuar që Thaçi të shkojë në repart. Në repartin e urologjisë është trajtuar për 1 orë e gjysme dhe është liruar për në shtëpi si çdo pacient tjetër. Nuk ka kërkuar asnjë trajtim të veçantë, ka edhe dëshmitarë për këtë. Vlen të theksohet nse presidenti ka qenë shumë modest, gjë që na ka befasuar neve stafin dhe iu kanë dhënë rekomandimet dhe duhet të vijë prapë në vizitë. Pas 5 ditëve, presidenti ka vazhdu me marr terapinë kemi qënduar ne kontakt, dhe ka pasur një gjendje të njëjtë (dhimbje) prapë dhe nga ajo e ka bërë vizitën e radhës”, tha ai.

“Ia kam treguar patologjinë dhe mënyrën e trajtimit, por edhe rrezikshmërinë”, tha Gllareva derisa shtoi se Thaçi u ka thënë “kam vendos me u trajtu këtu”.
Gllareva tha se Thaçi ka refuzuar dhomën VIP dhe çdo trajtim ekstra.

“Ka zgjedh që me u vendos në repart. S’ka marrë as çarçafa tjerë nga shtëpia, dhe i ka përdorur gjërat e njëjta që i përdorin pacientët e tjerë”, tha ai.

Të ngjashme