Ursula von der Leyen përfundon takimet me krerët e shtetit në Kosovë, nuk deklarohet për media

Prishtinë | 15 Tet 2025 | 14:41 | Nga Gzim Mujaj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përfunduar vizitën e saj me krerët e institucioneve të vendit, raporton Ekonomia Online.

Von der Leyen fillimisht u takua me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në objektin presidencial, ndërsa më pas zhvilloi takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Pas këtyre takimeve, presidentja e Komisionit Evropian nuk është deklaruar për media.

Të ngjashme