Uruguai ka shënuar fitore në grupin B të botërorit që po zhvillohet në shtetin rus.
Uruguaianët kanë triumfuar në stadiumin Central të Yekaterinburg me rezultat minimal 1-0.
Megjithëse dominuan në 45 minutshin e parë, amerikano-latinët nuk arritën të tundin rrjetën e egjiptianëve, ku mungoi ylli i skuadrës Mohamed Salah.
Edin Cavani kishte një rast të mirë për ta kaluar në epërsi kombëtaren e vetë në 23 minutë, por nuk u tregua i saktë para portës së afrikanëve.
Një minutë më vonë rast pati edhe Luis Suarez që u tregua i ngathët para portës së “faraonëve”