US Grand Prix: 4 mënyrat se si Hamilton mund të shpallet kampion bote në garën e sotme

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Sot do të zhvillohet gara e radhës në Formula 1 – ajo e US Grand Prix.

Me shumë gjasë, Lewis Hamilton sot do të shpallet kampion bote, që do të jetë i gjashti për britanikun.

I vetmi që mund ta ndal triumfin e Hamilton është piloti i skuadrës së Mercedes, Valtteri Bottas, por opsionet janë të vështira.

Hamilton ka katër mundësi në dispozicion për të siguruar titullin e kampionit. Më poshtë lajmi.net ua përcjell katër rrugët që qojnë Hamilton tek  titulli.

1: Lewis Hamilton fiton garën e US Grand Prix.

2: Valtteri Bottas nuk fiton në US Grand Prix.

3: Nëse Bottas fiton me xhiron më të shpejtë me pikë bonus, Hamilton duhet të përfundojë në pozitën e tetë ose më lartë që të jetë kampioni.

4: Nëse Bottas fiton pa regjistruar xhiron më të shpejtë me pikë bonus, Hamilton mund të përfundojë në pozitën e nëntë dhe të jetë kampioni, nëse shënon edhe xhiron më të shpejtë.

Të ngjashme