14 komuna të Kosovës do të përfitojnë rreth 12 milionë euro nga USAID-i, me anë të së cilave synohet rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, pa dallim etnie, raporton EkonomiaOnline.
Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodzic, tha se kyr projekt ka për synim edhe rritjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve të komuniteteve shumicë dhe jo-shumicë në strukturat komunale.
“Në cilësinë e Ministres, këtu ndodhem si mbështetëse e institucioneve dhe të japim kontributin tonë. Bashkëpunimi me USAID-in është historik sepse daton nga krijimi i kësaj ministrie dhe zhvillimi i ministrisë lokale nuk mund të ndodhte pa ndihmën e USAID-it. Realizimi i projektit të USAID-it në emër të Ministrisë së Administratës Lokale kam nderin të nënshkruaj këtë projekt me shumë prej 12 milionë euro, që për qëllim ka fuqizimin ndëretnik në 14 komuna”, tha ajo.
Drejtoresha e USAID-it për Kosovë Lisa Magno, tha se do të vazhdojnë të përkrahin transparencën në proceset komunale
“Përparimi i qytetarëve mund te bëhet me përfshirjen e të gjithëve. Dhe jam e lumtur që zyrtarët komunal janë të gatshëm të bashkëpunoj. Disa nga kryetarët komunalë po takohen me këshillat e shoqërisë civile dhe me rininë për bashkëpunim. Këto hapa fillestar i mundësojnë qytetarëve, që të dëgjohet zëri i tyre. I rekomandoj partnerët komunalë të bashkëpunojnë mesvete, sidomos me Ministrinë. USAID është mirënjohës për Ministrinë e Pushtetit Lokal për mbështetjen që po i bën”, tha ai.
Komunat e mirëpriten këtë ndihmë, ndërsa u zotuan se do të angazhohen për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe llogaridhënies karshi qytetarëve.
“Komuna jonë dhe Kryetari Gashi kemi shprehur dëshirën për bashkëpunim në të gjitha fushat. Në fokus gjithnjë duke pas sektorin e ambientit , shëndetësisë dhe vendimmarrjen e gruas. Në Komunën e Obiliqit në rritjen e rolit të gruas, 5 nga drejtoritë komunale udhëhiqen nga femrat. Programi ynë qeverisës ka prioritet qytetarin”, tha nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibish Mjekiqi.
Edhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Srdjan Popoviç, tha se ndihma financiare nga USAID-i do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve komunale.
“Me angazhimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta do t’i mundësojnë qytetarëve që të kontribuojnë në politikat lokale. Po ashtu do të mundësojnë përfshirjen sistematike të të rinjve dhe të grave. Mbështetja e LEGA është e rëndësishme për realizimin e këtyre projekteve”, tha ai.
Komunat pjesëmarrëse në këtë projekt janë: Novobërda, Kllokoti, Zubin Potoki , Leposaviqi , Mitrovica Veriore, Zveçani, Obiliqi, Istogi, Klina.
Projekti i USAID-it “Qeverisja Efektive Lokale në Kosovë” i zbatuar nga shoqata Ndërkombëtare e Menaxhimit të Qyteteve, synon forcimin e veprimeve gjithëpërfshirëse, cilësinë, afatet kohore, transparencën dhe barazinë e shërbimeve komunale.