Këto yndyra kanë rëndësi esenciale për zhvillimin e trurit dhe të sistemit kardiovaskular, por po ashtu luftojnë me cilindo inflamacion brenda organizmit.
Hulumtimet më të reja kanë treguar që me konsumimin e mishit të salmonit dy herë në javë mund zvogëloni rrezikun nga shfaqja e kancerit të gjirit.
Në të vërtetë, studimi kinez i publikuar në British Medical Journal ka treguar që dy porcione mish peshku, siç është salmoni, mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i gjirit.
Peshku i yndyrshëm është i pasur me thartira yndyrore omega-3. Këto yndyra kanë rëndësi esenciale për zhvillimin e trurit dhe të sistemit kardiovaskular, mirëpo po ashtu luftojnë edhe cilindo lloj inflamacioni brenda organizmit.
Ajo që është më e keqja, trupi nuk mund të prodhojë yndyra omega-3.
Hulumtimi i tyre përfshin 80.000 pjesëmarrës dhe më shumë se 20.000 me diagnozën e kancerit të gjirit.
Rezultatet kanë treguar që vetëm 0,1 për qind më shumë energji apo 0,1 gram në ditë të omega-3 zvogëlon rrezikun nga kanceri për 5 për qind.
Femrat do të duhej të hanin së paku dy racione peshk të yndyrshëm siç janë: harenga, salmoni, toni, sardelet apo skumbria dhe çdo porcion duhet të jetë rreth 140 gramë.
Peshku i bardhë, siç është bakalaro, gjithashtu është i mirë, por nuk është edhe aq i pasur me yndyra omega-3.
Femrat në Azi kanë më së paku rrezik nga kanceri i gjirit, sepse shumë shpesh hanë mish peshku.