Ndjesia e urisë që të jep dëshirën të hapësh derën e frigoriferit dhe të konsumosh çfarë na del para, jemi para një sensi faji.
Rënia e sheqernave që na vjen në mes të mëngjesit apo pasdites dhe ndonjëherë dhe gjatë darkës na sjell dëshirën të hamë diçka të ëmbël, edhe pse do të dëshironim ti hanim. Mos u shqetësoni sepse gjithçka është normale.
Por si të përballeni me stomakun bosh dhe pa abuzuar? Këto janë ushqimet e duhura.
Buka integrale në mëngjes, me pak reçel, mundësisht të bërë vetë, do të ishte ideale për të nisur ditën.
Gjithashtu mjalti, një ushqim mjaft i çmuar, rrit aktivitetin e trurit dhe nivelin e serotoninës, hormoni që rregullon lumturinë dhe mirëqenien. Përdoreni për të ëmbëlsuar çajin për shembull, sidomos atë të darkës.
Pijet vegjetale që mund të jenë mjaft të mira dhe për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës. Janë perfekte pasi keni kaluar një ditë të gjatë të lodhshme. Pini lëngun e arrës së kokosit, bajameve, sojës, orizit apo tërshërës pasi janë perfekte. Ndjesia e stomakut bosh do ju largohet dhe ju ndihmon të flini më të qetë.
Tërshëra në një tas me qumësht në mëngjes janë mjaft të shijshme. Ato janë aleate të mirëqënies, pasi favorizojnë në mënyrë natyrale largimin e toksinave, normalizojnë florën e zorrëve dhe shtojnë në kohë ndjesinë e ngopjes.
Veza së fundmi po zë një vend kryesor në dieta. E pasur me proteina, vezët të ngopin pavarësisht se kanë shumë pak kalori, rreth 60 për një vezë. Mjaft e mirë për t’u konsumuar në mëngjes, ose me sallata.
Frutat e thata janë mjaft të pasura me kripëra minerale, vitaminë E duke përmirësuar tretjen.