Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 00:22 | Nga Ekonomia Online

Shëndeti i dhëmbëve varet shumë edhe nga ushqimi. Njerëzit që e teprojnë me të ëmblat me gjasë do të përballen me rënien e dhëmbëve.

Ata që pinë alkol kanë një gojë të dehidratuar dhe si rrjedhojë mishra të dëmtuar, transmeton Klan Kosova.

Pijet e gazuara kanë gjithashtu një efekt të dëmshëm tek shëndeti i dhëmbëve.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që duhet të konsumoni dhe ato që duhet të shmangni për të siguruar shëndetin dentar.

Molla
Mollët përmbajnë shumë fibër dhe ujë që mundësojnë eliminimin e mbetjeve ushqimore nga dhëmbët.

Kafshimi dhe përtypja e mollës luan efekt pastrues falë prodhimit të lartë të pështymës.

Djathi
Djathi, bashkë me shumë produkte të tjera të bulmetit siç është kosi, nxisin prodhimin e pështymës dhe rrisin nivelin e pehashit të gojës.

Kësisoj, ato ulin rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Për më tepër, këto produkte kanë kalçium dhe proteinë që forcojnë enamelin e dhëmbëve.

Barishtet
Sipas studimeve, barishtet janë të shëndetshme për të gjithë organizmin, përfshirë këtu edhe dhëmbët.

Ato janë plot e për plot me vitamina dhe minerale.

Kalçiumi ushqen enamelin ndërsa acidi folik i mbron dhëmbët.

Bajamet
Bajamet janë fantastike për dhëmbët sepse janë të pasura me kalçium dhe proteina por përmbajnë pak sheqer.

Bajamet kërkojnë një përtypje të vazhdueshme duke nxitur kështu prodhimin e pështymës.

Uji
Uji njihet për aftësinë e eliminimit të kavitetit dhe forcimit të dhëmbëve.

Uji shpëlan dhëmbët nga mbetjet ushqimore dhe nxit prodhimin e pështymës e cila është e domosdoshme për pastrimin dhe shëndetin e dhëmbëve.

Për ta përmbyllur, ekspertët thonë që njerëzit duhet të kujdesen fort për shëndetin dhe paraqitjen e dhëmbëve duke ngrënë sa më shumë barishte, arrorë dhe fruta.

E fundit, por jo nga rëndësia, gjithçka përmbyllet me një gotë me ujë.

Të ngjashme