Sipas disa kërkimeve shkencore kujdesi ndaj ushqimeve që zgjedhim të konsumojmë çdo ditë, mund të uli rrezikun për t’u prekur nga Alzheimeri (sëmundje që ka të bëjë me kujtesën).
Alzheimeri është një lloj sëmundjeje që shkakton probleme me memorien, të menduarin dhe sjelljen.
Simptomat shfaqen ngadalë dhe sa vijnë dhe avancojnë duke e bërë të pamundur kryerjen e detyrave të përditshme.
Kërkimet kanë treguar se personat që në dietën e tyre kanë përfshirë produktet me gjethe jeshile apo peshkun, janë më pak të rriskuar të preken nga këto probleme.
Sipas ekspertëve, në grupin e ushqimeve që konsiderohen miqësore për trurin hyjnë:
Perimet me gjethe jeshile – spinaqi dhe sallata jeshile, konsumojini pothuajse përditë.
Perimet e tjera – të paktën 2 herë në javë.
Fasulet\bathët – të paktën 2 herë në javë.
Drithërat – mundohuni t’i konsumoni 3 herë në ditë.
Peshku – një herë në javë.
Shpendët – pula apo gjeli i detit, 2 herë në javë.
Vaji i ullirit – përdoreni si vajin kryesor në gatim.
Vera – 1 gotë në ditë.
Ushqimet armiqësore të trurit, të cilat duhet të shmangni:
Mishi i kuq – 2 herë në javë.
Gjalpi dhe margarina
Djathi – një herë në javë.
Ëmbëlsirat – 1 herë në javë.
Sipas studiuesve personat të cilët ndjekin një regjim të tillë ushqimor e kufizojnë deri në 35 % rrezikun për tu prekur nga Alzheimeri.