Ushqimi mund të jetë gjëja e fundit që do të donit kur po luftoni me gripin ose dhimbjet e barkut. Megjithatë është shumë e rëndësishme çfarë hani kur jeni sëmurë, pasi ka ushqime që mund ta përkeqësojnë gjendjen edhe më shumë.
Këto 8 ushqime dhe pije duhet t’i shmangni kur jeni sëmurë, që ta rimerrni veten sa më shpejtë.
Kafja
Duhet ta limitoni konsumimin e kafes kur keni çfarëdolloj sëmundjeje, sidomos kur keni dhimbje barku duhet ta shmangni krejtësisht.
Kafeina tek kafja është diuretike, prandaj shkakton urinim të shpeshtë dhe dehidratim të trupit.
Kafeina është edhe më e keqe kur keni të përziera ose të vjella, pasi të dyja mund të shkaktojnë humbje të lëngjeve. Konsumimi edhe i kafeinës mund ta përkeqësojë edhe më shumë dehidratimin. Plus që kafeina mund të stimulojë muskujt në traktin digjestiv dhe ta bëjë diarrenë më intensive.
Lëng portokalli
Duhet ta shmangni kur keni kollë ose dhimbje fyti.
Lëngu i portokallit është freskues, por kur keni kollë ose jeni ftohur, ai mund t’ju shkaktojë dhimbje të fytit.
“Ai përmban acid citrik, që irriton pjesën e brendshme të fytit të inflamuar”, thotë prof. Taz Bhatia, tek Universiteti Emory.
Ëmbëlsirat
Duhet t’i shmangni kur keni çfarëdolloj sëmundjeje, sidomos dhimbje të barkut.
Konsumimi i ushqimeve të pasura me sheqerna pengon qelizat e bardha të gjakut të luftojnë bakteret. Disa orë pasi keni ngrënë ëmbëlsira, sistemi imunitar bëhet edhe më i dobët.
Ushqimet me shumë sheqerna shfaqin edhe më shumë probleme kur keni dhimbje barku.
Sheqeri tërheq lëngjet nga trakti gastrointestinal, dhe çon në urinim të shpeshtë dhe diarre.
Pijet e gazuara
Duhet t’i shmangni kur keni çfarëdolloj sëmundjeje, sidomos dhimbje të barkut.
Ashtu si kafja, edhe pijet e gazuara përmbajnë kafeinë që shkakton dehidratim.
Ato janë gjithashtu të pasura me sheqerna, që dobësojnë sistemin imunitar dhe ndërhyjnë tek trakti gastrointestinal.
Pijet e gazuara mund të shkaktojnë fryrje të barkut, dhimbje dhe diarre.
Me fjalë të tjera, ato i përkeqësojnë edhe më shumë dhimbjet e barkut.
Alkooli
Duhet ta shmangni kur keni çfarëdolloj sëmundjeje, sidomos dhimbje të barkut. Alkooli, ashtu si kafja, është diuretik dhe mund t’i përkeqësojë edhe më shumë sëmundjet e lidhura me dehidratimin.
Dhe kur nisni të dehidratoni, përmbajtja e alkoolit në gjak rritet edhe më shumë. Alkooli mund të përshpejtojë gjithashtu tretjen, duke shkaktuar urinim të shpeshtë dhe diarre.
Ushqimet e skuqura dhe me shumë yndyra
Duhet t’i shmangni kur keni dhimbje barku.
Ushqimet me shumë yndyra kërkojnë shumë kohë për të lëvizur nëpërmjet sistemit tretës, dhe mund të shkaktojnë të përziera dhe refluks acid.