Ushqimet që e qetësojnë refluksin

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 04:24 | Nga Ekonomia Online

Refluksi gastro-ezofageal, i njohur ndryshe si sëmundja e refluksit acid, është një sëmundje kronike e dëmtimit të mukozës së stomakut dhe ezofagut si rezultat i kthimit mbrapsht të acideve të stomakut drejt ezofagut.

Simptoma më e zakonshme e kësaj sëmundjeje është ndjesia e djegies në mes të stomakut, që mund të kalojë pastaj në gjoks deri në fyt.

Djegia zakonisht shfaqet menjëherë pas ngrënies. Simptomë tjetër e mundshme është edhe një ndjenjë tretjeje e ngadalshme, e bezdisshme.

Në librin “Dropping Acid: The Reflux Diet Cookbook & Cure”, autorët Jamie Koufman, Jordan Stern dhe një shef kuzhine francez, Marc Bauer, kanë treguar ushqimet që duhet të konsumohen për të luftuar refluksin acid.

Bollguri

Bollguri është ushqimi më i mirë i mëngjesit dhe ai që rekomandohet kur keni djegie në stomak. Ai ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk shkakton refluks.

Xhenxhefili

Me “karar”, xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për acidin refluks.

Ai është përdorur për vite me radhë si një anti-inflamator dhe trajtim për gjendjet gastrointestinale.

Mund ta përdorni atë në gatime të ndryshme ose si çaj.

Aloe Vera

Aloe Vera njihet si një agjent shërues natyral. Ajo mund të trajtojë edhe acidin gastro-ezofageal.

Sallata

Sallatat janë të mira në rastet kur keni djegie në stomak, vetëm se duhet të shmangni domatet, qepët dhe djathin.

Banane

Bananet janë të mira në rastet kur keni uri. Me nivel të pehashit (pH) 5.6, ata janë zakonisht të mira edhe për personat që vuajnë nga acidi refluks.

Por, 1% e njerëzve që kanë djegie në stomak thonë se gjendja u është përkeqësuar pasi kanë ngrënë banane.

Prandaj, mos harroni, çfarë funksionon për shumë njerëz mund të mos funksionojë për ju.

Pjepri

Pjepri (ph 6.1) është i mirë për acidin refluks. Por, ashtu si edhe me bananet, një përqindje e vogël e njerëzve (1% – 2%) me acid refuks duhet ta shmangin atë.

Ushqime të mira për t’u konsumuar në këtë kategori janë edhe shalqiri dhe pjeshkat.

Kopra

Kopra (pH 6.9) është gjithashtu një ushqim i mirë për acidin refluks dhe përmirëson funksionin e stomakut. Kjo perime ka një shije unike.

Pula dhe gjeli i detit

Shpendët kryesojnë listën e dietës për refluksin acid. Ato mund të zihen, skuqen, të piqen në skarë, vetëm se duhet të hiqni lëkurën, pasi kanë shumë yndyrë, që u bën dëm në rastet kur keni djegie në stomak.

Peshku dhe produktet e detit

Produktet e detit gjithashtu kryesojnë listën e dietës për refluksin acid.

Perimet me gjethe jeshile

Lulelakra, brokoli, shpargu, bishtajat janë të gjitha shumë të mira për personat që vuajnë nga acidi refluks.

Këto ushqime janë shumë të shëndetshme, prandaj rekomandohen të konsumohen në shumë dieta.

Selinoja

Selinoja nuk ka pothuajse asnjë kalori, për shkak të përmbajtjes së lartë në ujë. Ajo është një zgjidhje e mirë nëse keni refluks acid.

Majdanozi

Për shekuj me radhë majdanozi është përdorur si një erëz mjekësore për të shëruar problemet me stomakut dhe me tretjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme