Vera ka mbërritur dhe te gjithë mendojnë të shkojnë në plazh, të notojnë, të qetësohen dhe patjetër të marrin edhe ngjyrë. Gjithsesi mirë është që gjatë kësaj periudhe të hidratoheni sa më shumë dhe të përdorni produktet e duhura.
Privilegjoni edhe ushqimet që përmbajnë beta karotën (të cilat aktivizojnë melaninën, pigmentin e ngjyrës së lëkurës), vitaminë C ose E (që shmangin plakjen e lëkurës) dhe minerale (që riparojnë dëmtimet që sjell dielli dhe favorizojnë rigjenerimin e qelizave).
Ja lista me ushqimet qa duhet t’i konsumoni më tepër:
Karotat: Karota përmban shumë beta karotën, por edhe vitaminë C. Konsumojeni si frut ose në formë lëngu
Kungulli: Edhe kungulli përmban shumë beta karotën kështu që konsumojeni të zierë apo si lëng.
Portokalli: 100 gram portokall përmban mesatarisht 39,7mg vitaminë C dhe antioksidues.
Vaji i lulediellit:100gr vaj lule dielli përmban mesatarisht 75mg vitamine E, por edhe antioksidues të tjerë.
Manaferrat: Manaferrat përmbajnë beta karotën, vitaminë C dhe vitaminë E.
Gjalpi: Përveç beta karotenit, gjalpi përmban edhe vitaminë E, selen dhe acide alfa linolike që hidratojnë lëkurën dhe ndihmojnë në nxirjen e saj.
Të tjera produkte që do t’ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt janë: kajsitë e thata, domatja, pjeshka, brokoli, luleshtrydhet, vaji i misrit, spinaqi, avokadoja, farat e grurit, thjerrëzat, hudhra, sardelet, pjepri, selinoja, speci, kikirikët, shalqiri, etj.