Sipas studimeve të fundit, pretendohet se mënyra e ushqyerjes së meshkujve ndikon në rritjen e rrezikut për kancer të prostatës.
1 Një program i pasur me fibra, karbohidrate, me pak yndyra dhe proteina ul me 70% rrezikun e kancerit të prostatës. Këtu ka shumë rëndësi lloji i burimit të karbohidrateve.
Ndërkohë që karbohidratet komplekse ulin rrezikun, karbohidratet e thjeshta e rrisin atë.
2. Krahas kësaj edhe konsumimi i tepërt i qumështit rrit rrezikun e kancerit. Studimi ka treguar se vetëm qumështi e rrit këtë rrezik, ndërsa produktet e tij si kosi, djathi, akullorja etj nuk përbëjnë rrezik.
3. Ashtu si tek sëmundjet e tjera sindroma metabolike ndikon negativisht edhe tek kanceri i prostatës.
4. Edhe niveli i mineralit kalcium është shumë i rëndësishëm. Personat që kanë një nivel të ulët kalciumi në gjak janë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës se ato që kanë një nivel normal.
5. Tregoni kujdes dhe konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë.
6. Pakësoni konsumimin e alkoolit dhe pijeve me acidë dhe kafeinë.
7. Ushqehuni me produkte të pasura me fibra, zarzavate, fruta, bishtajore dhe drithëra.
8. Minimizoni konsumin e mishit të kuq, përpiquni të konsumoni mishin e pulës dhe peshkun. Acidi omega 3 i gjendur tek peshku mbron ndaj prostatës.
9. Ushqehuni me produkte të pasura me antioksidues, veçanërisht me likopen dhe vitaminë C të cilët janë dy përbërës shumë të rëndësishëm në luftimin e kancerit. Konsumoni shumë domate dhe shalqi.
10. Seleniumi njihet si mbrojtës kundër prostatës. Tek personat me probleme të prostatës është vënë re një nivel i ulët seleniumi.
11. Zinku është një mineral i rëndësishëm për trupin tonë. Mungesa e tij ndikon negativisht në funksionet qelizore.
12. Mbani gjithmonë në kuzhinën tuaj produkte si brokoli, lakra, lulelakra, grejpfurtin e kuq, shalqirin, domaten, çajin jeshil dhe hudhrën.