Pemët dhe perimet na mbajnë të shëndetshëm dhe na ndihmojnë që të shërohemi më shpejt nga lëndimet dhe sëmundjet. Më poshtë kemi radhitur disa ushqimet me veçori të jashtëzakonshme shëruese, të cilat përdoren në mjekësinë kineze…
Ushqimet e papërpunuara, sidomos nëse janë organike të kultivuara pa përdorim të pesticideve dhe plehrave artificiale, janë pjesë e rëndësishme e ushqimit tonë sepse i ndihmojnë trupit që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Edhe pse në botë ka qindra lloje të pemëve dhe perimeve, vetëm disa lloje ndihmojnë në shërimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, nga karcinoma e deri te sëmundjet e zemrës.
Kivi – përmban dyfish më shumë vitaminë C sesa portokajtë, ka më shumë fibra të papërpunuara se sa molla dhe është më i pasur me kalium se banania. Kombinimi unik i vitaminave dhe mineraleve në kivi mbron organizmin nga sëmundjet e zemrës, sulmi në tru, kanceri dhe problemet me sistemin e frymëmarrjes.
Kivi pa asnjë efekt anësor hollon gjakun dhe parandalon formimin spontan të mpiksjeve të gjakut, përshpejton qarkullimin, ulë tensionin dhe redukton kolesterolin “e keq” LDL. Enzimat e dobishme aktivizohen sapo ta qëroni kivin, prandaj mbani mend që duhet ta hani menjëherë.
Në mjekësinë kineze kivi shërben për përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe lëndimeve.
Qershitë – Pak kalori dhe vlerë e madhe ushqyese. Polifenoli kuercetina dhe acidi elagjik nga qershitë janë dëshmuar shkencërisht që parandalojnë rritjen e tumoreve, ndërsa mund të nxisin qelizat e kancerit për të sulmuar veten. Pigmenti antocianin redukton nivelin e acidit të urinës në trup dhe kështu parandalon formimin e gihtit apo artritit urik, ndërsa disa shkencëtarë besojnë që mbron edhe nga kanceri i zorrës së trashë. Qershitë kanë veçori kundërinflamatore dhe antibakteriale dhe lehtësojnë dhimbjen.
Në mjekësinë kineze qershitë përdoren si mjet kundër artritit, reumës dhe anemisë.
Fasulja – Ushqimi i mrekullueshëm është i pasur me fibra të plota, proteina, antioskidante dhe mund të ulë kolesterolin dhe sheqerin e gjakut, të rregullojë prodhimin e insulinës, përmirësojë tretjen dhe mbrojë nga kanceri. Studimi i universitetit Harvard ka treguar se si femrat të cilat dy herë në javë hanë fasule kanë 24 për qind shanse më të vogla për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit. Fasulja është e pasur me triptofan që ndihmon në rregullimin e apetitit dhe gjumit, acidin folik i cili mbron zemrën, ndërsa përmban edhe sasi të konsiderueshme të kaliumit, magnezit dhe vitaminave B1, B2 dhe K.
Në mjekësinë kineze fasulja përdoret për shërimin e alkoolizmit, helmimit me ushqim, tensionit të lartë të gjakut, diarresë, laringjitit, gurëve të veshkave, reumës dhe shumë problemeve tjera.
Lulelakra – Çdo kalori ka katërfish më shumë kalcium se sa qumështi, ndërsa çdo gram përmban më shumë vitaminë C se sa portokajtë dhe hekur më shumë se spinaqi. Materiet ushqyese dhe antioksidantet nga pulqarku mbrojnë organizmin nga kanceri dhe degjenerimi makular, forcojnë sistemin e imunitetit dhe ndikojnë pozitivisht në shëndetin e eshtrave.
Në mjekësinë kineze Lulelakëra shërben për luftën kundër kancerit, verdhëzës, problemeve me urinë, erës së keqe dhe për përmirësimin e shikimit dhe tretjes.
Spinaqi – Karotenoidet, pigmentet bimore të cilat në trupin tonë funksionojnë si antioksidantë dhe acidi folik përshpejtojnë shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe na mbrojnë nga kanceri i gjirit, vezorëve dhe zorrës së trashë. Spinaqi është jashtëzakonisht i pasur me vitaminat K, A dhe C dhe mineralet, kalciumin, hekurin dhe magnezin (një pjatë me spinaq të zierë përmban 1111 për qind të nevojave ditore për vitaminë K dhe kjo jashtëzakonisht ndihmon në forcimin e eshtrave).
Hudhra – Edhe pse frymëmarrjen nuk do ta keni të shkëlqyeshme, mos e shmangi hudhrën sepse shkencëtarët kanë vënë re që konsumimi i saj redukton rrezikun nga kanceri i prostatës, stomakut dhe ezofagut dhe redukton vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare. Sulfidet nga hudhra ulin kolesterolin dhe tensionin e lartë të gjakut, ndërsa peptidet parandalojnë humbjen e masës eshtrore.
Hudhra, po ashtu përmban kuercetinë e cila mund të veprojë si antihistaminë natyrale dhe lehtësojë alergjitë dhe frymëmarrjen. Për shkak të përqindjes së lartë të vitaminës C, hudhra është ilaç i pashmangshëm natyral për ftohjen dhe gripin dhe po ashtu mund të lehtësojë dhimbjen te artriti.