Dieta juaj mund të ketë më shumë ndikim në rrezikun për t’u prekur nga kanceri sesa mund të mendoni, ka gjetur një studim i ri.
Rreth 80,110 raste të reja të kancerit në mesin e të rriturve, 20 vjeç dhe më të vjetër, në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015 u atribuohen thjesht ushqimit jo të shëndetshëm, sipas studimit të botuar në JNCI Cancer Spectrum.
“Kjo është e barabartë me rreth 5.2% të të gjitha rasteve të kancerit invaziv të diagnostikuar rishtazi midis të rriturve amerikanë në vitin 2015”, tha autorja e parë e studimit Dr. Fang Fang Zhang, epidemiologe e të ushqyerit dhe kancerit në Universitetin Tufts në Boston.
“Ky proporcion është i krahasueshëm me përqindjen e barrës së kancerit që i atribuohet alkoolit” tha ajo.
Hulumtuesit vlerësuan shtatë faktorë dietarë: konsumimi i ulët i perimeve, frutave, drithërat dhe prodhimeve të qumështit dhe konsumimi i lartë i mishit të përpunuar, mishit të kuq dhe pijeve me sheqer, siç është janë pijet e gazuara.
Studimi përfshiu të dhënat e dietave të të rriturve në Shtetet e Bashkuara midis viteve 2013 dhe 2016, që u mblodhën nga Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ekzaminimit të Ushqyerjes, si dhe të dhënat për nivelin kombëtar të kancerit në 2015 nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.