Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka kërkuar që menjëherë Qeveria të marr masa që të zgjidhet problemi me ushqimin për FSK-në, raporton Ekonomia Online.
Në seancën e jashtëzakonshme për këtë çështje ai ka bërë thirrje që të japin dorëheqje ministri i Mbrojtjes, zv.ministri e sekretari.
Sipas tij, nuk ka lojë me ushtri dhe se në këtë gjendje asnjë Qeveri nuk e ka sjellë Forcën tash e sa vjet prej themelimit.
“Sot kërkojmë zgjedhje të menjëhershme dhe emergjente. Ushtarët nuk duhet të shqetësohen a kanë ushqim. Ata duhet të jenë të preokupuar vetëm me pjesën e detyrave që kanë. Një ushtar nuk duhet ta ketë shqetësim ushqimi e veshmbathjet”.
“Këto gjëra nuk kanë ndodhur në asnjë Qeveri. Nuk ka lojë me ushtri. Mbajeni detyrën, plotësoni kushte përndryshe shteti dështon edhe ju bashkë më të. Unë sot e kam një kallaballëk dokumente e informacione, që katër vite mandat duke dashur me ruajt ushtrinë plotë gjëra që i dimë nuk i kemi folur, e dinë edhe këta në Qeveri”.
“Shtrohet pyetja nëse ka mbërri kjo Mihali në MB. Për krejt këtë neglizhencë për të kthyer dinjitetit sot ishte dashtë me zgjedh problemi dhe më dhënë dorëheqjen ministri, zv.minsitri, sekretari që është emëruar jashtëligjshëm”.